LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamurtari denoncon në polici Bujar Pregjën

2024-02-18 17:45:20, Sport CNA

Flamurtari denoncon në polici Bujar Pregjën

Klubi i Flamurtarit, ka njoftuar ditën e sotme, se ka denoncuar në komisariatin e policisë së Vlorës delegatin e FSHF-së, Bujar Pregjën. Klubi vlonjat akuzon ish-arbitrin e njohur për nxitje dhune, prishje të rendit publik si dhe fyerje të tifozërisë vlonjate.

Me një postim në faqen zyrtare në rrjete sociale, Zyra për Shtyp e klubit njofton publikun e gjerë për këtë denoncim.

Prej kohësh ekziston tensioni mes kuqezinjve sa i përket vendimeve të gjyqtarëve në ndeshjet e tyre. Kujtojmë se Flamurtari fitoi këtë të diel përballë Korabit me rezultatin 2-0 në shtëpi.

Postimi i plotë

Flamurtari Football Club sot ka denoncuar prane komisariatit te policise Vlore shtetasin Bujar Pregja, te deleguarin e Federates Shqiptare te Futbollit per :

Nxitje te dhunes .
Prishje te rendit publik .
Fyerje te tifozerise vlonjate.


Lajmet e fundit nga