LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E BUJSHME/ Real Madrid “zbarkon” në Shqipëri

2024-02-20 16:22:00, Sport CNA

E BUJSHME/ Real Madrid “zbarkon” në Shqipëri

Pjesëtarë nga klubi i Real Madrid, ka zbarkuar në Shqipëri këtë të martë. Bëhet e ditur, se në Shqipëri do të organizohet një kamp 5-ditor, për lojtarë të rinj.

Ambasadori i Real Madrid për këtë, ishte ish-mbrojtësi Alvaro Arbeloa, i cili është edhe trajner i Real Madrid U-19.

Në komunikatë thuhet se në bashkëpunim me kompaninë GK Sport, është përpiluar dhe programi që do të mbahet nga 10 deri në 14 qershor në Tiranë. Kjo është herë të parë që Fondacioni Real Madrid viziton Shqipërinë për një trajnim të tillë që do të mbahen në ambientet sportive të Shtëpisë së Futbollit, ku do jenë 75 pjesëmarrës. Një trajner nga Fondacioni do të udhëtojë në Shqipëri për të vëzhguar nga afër të rinjtë e përzgjedhur, të cilët do të kenë një përvojë unike.

Ky trajnim ofron mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre të futbollit përmes trajnimeve specifike nën drejtimin e trajnerëve që japin kontribut në akademinë e “Los Blancos”. Në rast se të deleguarit e Real Madrid do të evidentojnë ndonjë element premtues, mund ti jepet mundësia për t’u katapultuar në Madrid, për të testuar veten.

Lajmet e fundit nga