LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy rikthime te Skënderbeu, Gvozdenovic: Ndeshje delikate me Dinamon, kemi vetëm një objektiv

2024-02-20 15:13:00, Sport CNA

Dy rikthime te Skënderbeu, Gvozdenovic: Ndeshje delikate me Dinamon, kemi

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat, në prag të sfidës së prapambetur me Dinamon, që do të luhet këtë të mërkurë.

Gvozdenovic deklaroi se është i kënaqur me dy javët e fundit, ku skuadra mori 6 pikë. Sipas tij, korçarët në çdo ndeshje mendojnë vetëm për fitore dhe të njëjtën gjë do të bëjnë edhe për sfidën e radhës.

"Deri tani mund të them jam i kënaqur me këto dy javë. Dy javë me 6 pikë janë shumë mirë, kundër Kukësit dhe Erzenit, dy skuadra që ishim afër me pikë, për Kukësi ishte ndoshta një tren i fundit dhe vështirë, pastaj jashtë vështirë kundër Erzenit. Jam i kënaqur me 6 pikët, patjetër jemi tani prapë në një rrugë të duhur, nesër kemi një ndeshje delikate, shumë e rëndësishme për ne. Kemi prapë nevojë për pikë, jemi afër, po mbaron faza e 3. Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme.

Delikate sepse Dinamo është në një formë të mirë. 4-5 javët e fundit nuk kanë humbur asnjëherë, kanë fituar kundër Partizanit, barazim me Laçin janë në formë të mirë dhe është delikate. Është kundërshtar i fortë por e ne jemi në formë të mirë dhe mendoj se nesër do të jetë një ndeshje e bukur.

Ndoshta është pak avantazh, jemi në Korçë, nesër kemi atmosferë të mirë tifozët.

Shaqe e Pecani janë jashtë, Donfur e Lico janë gati, sot është stërvitje e fundit dhe vendosim për formacionin.

Mendoj përherë për fitoren. Edhe me Erzenin menduam bashkë për fitoren, nesër mendojmë të gjithë bashkë për fitoren.

Javë për javë mendojmë, si do luajmë bukur, si të marrim pikët, nuk mendojmë shumë poshtë apo lart. Tani jemi qetë, edhe nesër flasim për Dinamon, mbas Dinamon flasim për tjetër gjë.", deklaroi trajneri. 

Lajmet e fundit nga