LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dueli i mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Kukësit

2024-02-16 18:05:00, Sport CNA

Teuta ka mundur Kukësin me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 24-t të Superiores, e cila u shoqërua me polemika.

Sfida nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që provuan të gjenin rrjetën me disa raste, teksa verilindorët protestuan për një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, por gjyqtari nuk e pa të tillë.

Në minutën e 49’ ishte Faust ai që u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi një 11-metërsh për Teutën, e cila në përsëritje dukej e dyshimtë, teksa ishte Peposhi që nuk gaboi nga pika e bardhë, me gjuajtjen e tij që çau dhe rrjetën.

Në të 58’, verilindorët barazuan me Solodovnikov, gol i cili pas rishikimit me VAR, u anulua për pozicion jashtë loje, gjithashtu i dyshimtë.

Miqtë iu afruan shumë mrekullisë, me Angelo Tafas që doli në zonë për këndoren e fundit dhe goditi me kokë, por Vata u bë hero duke i mohuar golin.

Kështu Teuta ngjitet momentalisht në vendin e 8-ë në renditje me 24 pikë, ndërsa Kukësi vazhdon në vendin e fundit me 19 pikë.

Lajmet e fundit nga