LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dinamo fiton mes polemikash, mposht Skënderbeun dhe ngjitet në vendin e katërt

2024-02-21 18:59:00, Sport CNA

Dinamo fiton mes polemikash, mposht Skënderbeun dhe ngjitet në vendin

Dinamo City triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut në Korçë, në ndeshjen e prapambetur të Superiores.

Kryeqytetasit iu falën një goli të shënuar me penallti në minutën e 52-të nga Lorenco Vila. Ky 11-metërsh shkaktoi edhe polemika te vendasit që nuk ishin dakord. Protesta të shumta edhe në minutën e 70-të, kur arbitri Klodjan Shahinaj, i fali kartonin e dytë të verdhë mesfushorit Gudiabi. 

Një fitore e rëndësishme për Dinamon, që ngjitet në vendin e katërt me 35 pikë, 1 më shumë se Tirana e vendit të pestë. Ndërkohë Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Lajmet e fundit nga