LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bundesliga/ Leverkusen s'njeh rivalë, goli në fillim nuk i mjafton Dortmundit

2024-02-17 18:27:00, Sport CNA
Bundesliga/ Leverkusen s'njeh rivalë, goli në fillim nuk i

Bundesliga luajti ditën e sotme ndeshjet e javës së 22-të. Leverkusen nuk ndalet dhe merr suksesin e tretë radhazi në kampionat.

Të besuarit e Xabi Alonsos triumfuan 1-2 në një fushë të vështirë si ajo e Heidenheim. “Aspirinat” realizuan në pjesën e parë me Frimpong, duke ndezur festën mike në  Voith-Arena (Heidenheim).

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat shënuan  nga një gol, me Adli dhe Pieringer. Me këtë rezultat, Leverkusen kryeson me 58 pikë. Heidenheim është në vendin e 10-të, me 27 pikë.

Në Volkswagen Arena (Wolfsburg), barazim 1-1 i Wolfsburg dhe Dortmund. Verdhezinjtë e Edin Terzic treguan karakter në pjesën e parë dhe “tundën rrjetën” me Fullkrug në minutën e tetë. Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, Gerhard kaloi topin pas shpinës së portierit Kobel, për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Dortmund aktualisht është zonën Champions me 41 pikë, por gara për titullin duket pothuajse e pamundur, pasi vendi i parë është 17 pikë larg. “Ujqërit” e vendit të 11-të synojnë që të  mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur çështjen mbijetesë.

Lajmet e fundit nga