LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayern Munich pëson një tjetër disfatë, Bochum i

2024-02-18 19:49:00, Sport CNA
Bayern Munich pëson një tjetër disfatë, Bochum i

Bayern Munich ka humbur 3-2 në transfertë përballë Bochum. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 22-të të Bundesligës, dhe pas kaq ndeshjesh Bayern e sheh veten 8 pikë larg Leverkusen.

Trajneri i bavarezëve Tuchel me stafin e tij e shohin veten e tyre më pranë shkarkimit se kurrë. Kjo pasi gjërat nuk po shkojnë aspak mirë te gjigantët gjerman.

Pjesa e parë përfundoi 2-1. Fillimisht shënoi Bayern me Musialan. Vendasit reaguan duke shënuan 2 gola në minutën e 38’ dhe 44’.

Gjatë pjesës së dytë, skuadrat shënuan nga 1 tjetër gol. Bochum ishte i pari që shënoi, teksa Kane ngushtoi shifrat sa për statistikë në minutën e 87’.

Ndeshja ra në sy dhe për vonesat, të cilat erdhën për shkak të protestave nga tifozët. Kujtojmë se ato po protestojnë vazhdimisht në çdo ndeshje, për investitorët e huaj që pritet të hyjnë pas lejimit nga Federata gjermane.

Lajmet e fundit nga