LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arsenali shkëlqen me

2024-02-17 18:25:00, Sport CNA
Arsenali shkëlqen me

Arsenal ka arritur të marrë një fitore të thellë në transfertë ndaj Burnley me shifrat 0-5.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-2, ku në minutën e 4-t ishte Odegaard që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në minutën e 41’ ishte Saka nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Arsenal nuk u ndal. Saka shënon përsëri në minutën e 47’, duke e çuar rezultatin në 0-3. Trossard gjithashtu shënoi në këtë sfidë, ku pas asistimit të Havertz, tundi rrjetën në minutën e 66’. Golin e katërt e shënoi pikërisht gjermani Havertz, ku në minutën e 78’ i vuri kapakun ndeshjes.

Me këtë rezultat, Arsenal renditet në vendin e dytë me 55 pikë.

Sfida tjetër mes Tottenham dhe Wolves u mbyll me shifrat 1-2. Miqtë shënuan të parët në minutën e 42’, ku Gomes ndëshkoi “Spurs”.

Në fillim të pjesës së dytë, Tottenham barazoi menjëherë rezultatin me Kulusevski në minutën e 46’. Por për Wolves, ishte përsëri Gomes i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 63’ dhe kaq ka mjaftuar për këtë ndeshje.

Me këtë rezultat, Tottenham ndodhet në vendin e pestë me 47 pikë, ndërsa Wolves në vendin e 10 me 35 pikë.

Lajmet e fundit nga