LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmataj: Ndeshja u prish te Meta, jam i kënaqur me lojtarët

2024-02-16 21:43:18, Sport CNA

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas humbjes me Partizanin në derbi.

Ahmataj deklaroi se ndjen keqardhje për rezultatin, ndërsa tha se skuadra mund të barazonte.

Sipas tij, në ndeshje të tilla, eksperienca është shumë e rëndësishme, ndërsa mori edhe përgjegjësitë. Ahmataj deklaroi se ndeshja u prish kur doli Meta.

"Më vjen keq për ambientin, për tifozët. Ndeshja u vendos nga një episod. I dimë rrisqet që kemi marrë duke aktivizuar të rinjtë. Ndjen keqardhje për rezultatin. Eksperienca e lojtarëve në derbi del në pah. Ne e kishim lojën në kontroll, deri në momentin e gabimit, Partizani nuk kishte rrezikuar asnjëherë. Mund të kishim shënuar të dytin. Më vjen keq, por ky është futbolli. Janë ndeshje, ku duhet shumë eksperienca.

Lojtarët kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Përgjegjësitë e një ndeshje, i ka trajneri dhe këto i marr unë. Flasim për momente ku ka vendosur eksperienca. E kemi rrezikuar Partizanin, për të shkuar te barazimi dhe ndoshta te fitorja. Ndeshja u prish, kur u dëmtua Meta. Jemi me mungesa në mbrojtje dhe u detyruam të fusim lojtar nga akademia. Po e mbanim Partizanin te porta. Nuk është aq e madhe diferenca. Kemi luajtur gjithë pjesën e dytë te fusha e Partizanit.

Kemi skuadër me shumë kualitet. Na vazhdimësi. Kemi ritëm dhe skuadër të kompletuar. Na duhet pak eksperiencë. Partizani ka organikë më të madhe dhe lojtarë me eksperiencë që në derbi e ngrenë nivelin. Stabilizimi i portës bëhet nga një portier me eksperiencë.", tha Ahmataj. 

Lajmet e fundit nga