LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abakarov i siguron medalje Shqipërisë, kualifikohet në finalen e Europianit

2024-02-17 17:51:00, Sport CNA
Abakarov i siguron medalje Shqipërisë, kualifikohet në finalen e

Zelimkan Abakarov shënon një tjetër arritje në Kampionatin Europian të Mundjes, që është duke u zhvilluar në Bukuresht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, në stilin e lirë në peshën deri në 61 kilogram, ka arritur në finalen e madhe, atje ku të dielën do të jetë përballë rusit Magomedov.

Abakarov fillimisht është kualifikuar direkt për në raundin e 1/8 të finaleve, atje ku me shumë zotësi dhe dominancë të plotë ka mundur 9-0 armenin Mezhlumian. Më pas në raundin çerekfinal, tashmë me rezultatin e ngushtë 7-5, mundi gjeorgjianin Partenadze. Dhe në gjysmëfinale eleminoi gjermanin Stekele, 11-0.

Ajo që duhet bërë e ditur është se medalja e dytë për Shqipërinë është e sigurtë. E artë, apo e argjendtë, për këtë duhet pritur finalja, ndërsa Zelimkan Abakarov është me normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kampion e nënkampion Bote, nënkampion Europe, Abakarov është një siguri absolute për t’u ngjitur në podiumin e medaljeve për mundjen shqiptare.

Lajmet e fundit nga