LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 14 majit/ Përçarësit e PD-së nxjerrin kandidat për Kurbinin

2023-02-08 19:12:00, Politikë CNA
Zgjedhjet e 14 majit/ Përçarësit e PD-së nxjerrin kandidat
Enkelejd Alibeaj

Grupi i përçarësve, nuk e ka ndalur misionin dhe ka nxjerrë një tjetër kandidat për kryetar bashkie.

Enkelejd Alibeaj, i cili drejton grupin e përçarësve, ka prezantuar sot kandidatin për bashkinë e Kurbinit.

Në zgjedhjet vendore në Kurbin, Alibeaj ka vendosur që të fusë në garë mjekun Genc Doçi, të cilin ia ka prezantuar sot strukturave të degës lokale.

Ndërkohë, në këtë bashki, nga primaret e Partisë Demokratike u zgjodh kandidat Behar Haxhia.

Por pavarësisht se PD i ka zgjedhur kandidatët me procesin e primareve, Alibeaj nuk është ndalur dhe ka vazhduar të gjejë kandidatët e grupit të tij./ B.A. - CNA.al

Zgjedhjet e 14 majit/ Përçarësit e PD-së nxjerrin kandidat

Lajmet e fundit nga