LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 14 majit/ PD e “vulës” vendos kandidatin për Tiranën

2023-03-26 21:04:00, Politikë CNA

 Zgjedhjet e 14 majit/ PD e “vulës” vendos kandidatin për

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur kandidatin e saj për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 14 majit.

Anëtarësia ka vendosur që kandidati i PD-së për zgjedhjet vendore të jetë Roland Bejko.

Zgjedhjet e 14 majit/ PD e “vulës” vendos kandidatin për

Në garë për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës ishin Jonila Godole dhe Roland Bejko, ku me shumicë votash është zgjedhur ky i fundit.

Bejko do të garojë në 14 maj përballë Erjon Veliajt të PS dhe Belind Këlliçit nga grupi i Sali Berishës.

Ndërkohë që mbledhja e këtij grupimi po vijon, deri më tani janë publikuar 17 emra kandidatësh të cilët janë të listuar më poshtë:

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai
Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë Mark Ruçi/CNA

Lajmet e fundit nga