LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj i PD së vulës ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit

2023-03-21 11:15:00, Politikë CNA
Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj i PD së vulës ankimon në KAS
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj i PD së vulës ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sipas përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa, marrëveshja e koalicionit përmban referenca të Partisë Demokratike, në kushtet kur kjo forcë politike apo kryetari i saj, nuk ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në këtë koalicion.

Sipas shkresës së paraqitur, marrëveshjes  i mungon elementi për përcaktimin e  kandidatëve nga secila parti politike.

"Në kushtet kur subjekti politik “Komisioni i Përkohshëm i Themelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në shkresë.

 

Lajmet e fundit nga