LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “qan hallet” e gazetarëve / Pranon që nuk kanë marrë masa për pronarët e mediave

2023-03-24 10:21:00, Politikë CNA
Rama “qan hallet” e gazetarëve / Pranon që nuk kanë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për lirinë e mediave ku është shprehur se gazetarët janë të nënpaguar dhe ka probleme me pagesat e tyre.

Gjatë intervistës së tij në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, është shprehur pronarët e mediave duhen gjobitur, duke prekur pagesat e gazetarëve, dhe gjithashtu theksoi faktin se pronarët e mediave dhe gazetarët nuk mund të  shkruajnë çdo lloj gjepure që iu vjen në mend.

“Është e thjeshtë që të thuash ‘Ti do paguash taksat, tatimet, qiranë, ndërtim në mënyrë të ligjshme vetëm se je kritik’... jo më fal, pronarët e mediave gjithashtu janë qytetarë. Ne kurrë nuk kemi gjobitur një media, edhe pse duhet.

Pse? Sepse ka probleme me pagat e gazetarëve, shkojini shihini pagat e tyre. Sepse janë të nënpaguar, dhe paguhen shumë me para në dorë e kështu me radhë. Kjo gjë nuk do të tolerohet, ka qenë e gabuar që është toleruar. Kjo gjëja që nuk lejohet të bëjnë pyetje të vështira, është tërësisht e pavërtetë. Mund të jenë si të duan.

Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës,kam ende plagë në kokë. Egërisa morale dhe çdo njeri me laps që i thotë vetes gazetar, kjo nuk është një gjë që unë ndaj të njëjtën pikëpamje. Lapsin e keni ju, shkruani, por unë s’do pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju”, tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga