LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e 7 korrikut nuk dotë ndalet/ Paralajmëron Berisha

2022-06-24 11:52:00, Politikë CNA
Protesta e 7 korrikut nuk dotë ndalet/ Paralajmëron Berisha
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat është ndalur edhe tek protesta e 7 Korrikut.

Sipas tij, protesta nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimit.

“Të vërtetat janë protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet gjer në realizimin e qëllimit. Por cila do jetë kjo protestë që nuk do ndalet, do e përcaktojë vetë protesta. Mos harroni një parim: në lëvizje ky është një front, fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Në një lëvizje suksesi përcaktohet kur ti pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin. Mund të të duket çudi, por vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”, është shprehur Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga