LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Primaret për Bashkinë Mirditë/ Kush është pedagogu që kandidon

2022-11-29 11:24:00, Politikë CNA

Primaret për Bashkinë Mirditë/ Kush është pedagogu

Artur Lazri, pedagogu i Shkencave Politike ka prezantuar kandidaturën e tij për primaret në Bashkinë Mirditë.

Lazri është shprehur se objektivat e tij si kandidat  janë ndalimi i largimit të të rinjve  dhe familjarëve nga Shqipëria si dhe përmirësimi i qeverisjes së vendit.

Për bashkinë e Mirditës do të kandidojnë në primare, Aleksandër Lala, Albert Mëlyshi, Artur Lazri, Gjon Ndoj, Martin Biba, Saimir Kola.

Deklarata e plotë:

“Të dashur demokrate e demokratë stoikë të PD Mirditë! Të dashur mirditorë! Paraqes kandidaturën time në Primaret e PD-së për Bashkinë Mirditë, së pari duke dëgjuar zërin tuaj dhe duke marrë përgjegjësi në këto kohë ekzistenciale për demokracinë në Mirditë e gjithë Shqipërinë.

I lindur dhe rritur në Mirditën tonë të vlerave historike kombëtare në familjen fole të martirëve  të demokracisë dhe Lidhjes së Prizrenit, 42 vjeçar, babai i 2 fëmijëve, sot pedagog në shkenca politike e më parë mësues në zonat e Mirditës, me një eksperiencë 17-vjeçare në mësimdhënie e menaxhim publik e privat, ndjehem plotësisht gati për këtë sfidë komunitare të jashtëzakonshme vlere e besimi.Në traditën familjare, me bashkëshorten si doktoresha juaj, mbetemi të përkushtuar në shërbim komunitar, pavarësisht hapësirave profesionale jashtë Shqipërisë.

Primaret për Bashkinë Mirditë/ Kush është pedagogu

I farkëtuar bashkë me ju, nëpër betejat politike që i kemi fituar apo humbur, kemi qëndruar të bashkuar dhe ia kemi dalë ta mbajmë kokën lart me vlerë e krenari mirdite.Eksperienca ime politike, ka nisur herët nëpër vite hap pas hapi, duke filluar nga anëtar e deri Kryetar i FRPD Mirditë, nga anëtar e deri i zgjedhur në kryesi e organe tjera të PD-së në Mirditë e më tej në departamentet e PDSH.

Garancia personale kontribuese dhe drejtuese me fitore historike mbetet beteja elektorale parlamentare e vitit 2021, ku si drejtues i fushatës elektorale me mirditorët e bashkuar treguam qëndresë dhe fitore përballë presionit, shantazhit dhe blerjes së votave nga pushteti.

Të dashur demokratë mirditorë!Pikërisht në zanafillën e fitores historike të 2021, le të marrim forcën e bashkimit të sinqertë të anëtarëve, simpatizantëve, vlerave humane të djathta, të grave dhe burrave, të rinjve dhe të rejave, intelektualëve, studentëve, punëtorëve dhe ti përqendrojmë ato në fitoren e madhe për Bashkinë Mirditë me 14 maj 2023.Sfidat na presin tek dera e shtëpisë, bashkë do i zgjidhim.

Së pari, Bashkimi i PD. Do e fillojmë bashkimin nga shtëpia jonë demokrate dhe pastaj do e zgjerojmë deri sa të krijojmë aleancën e vlerave kundër të keqes që na ka zaptuar çdo hapësirë në Shqipëri.

Së dyti, Shpopullimi. Mirdita po vuan gangrenën e madhe të largimit të njerëzve dhe familjeve, kryesisht të rinjve. Vetëm 110 nxënës u ulën në klasën e parë në të gjithë Mirditën.Bashkë, do bëjmë gjithçka mundemi të ofrojmë kushte optimale për njerëzit që ata të mos largohen. Do nxisim mirditorët e diasporës që ata të investojnë në Mirditën e tyre.

Do bashkëpunojmë e konkurojmë për projekte zhvillimi me institucionet përkatëse në Shqipëri e BE.

Së treti, Qeverisja e mirë.Punësimi tej normave për frymë popullsie me mbi 600 punonjës ku një pjesë e tyre nuk e dinë as ku e kanë vendin e punës, si dhe korrupsioni galopant në Bashkinë Mirditë, ka sjellë qeverisje të keqe dhe inekzistente, shërbime preferenciale apo të munguara. Së katërti, Zhvillimi dhe vizioni.

Mirdita only needs dignity, "Peace and speech in Mirdita cannot be bought with money", said Shteinmetz. Dear democrats! I ask for your vote and support! Let's return together to Mirdita the missing veladon of history, peace and development. The first day! God bless us with good luck!" declared Lazri ./CNA.al

Lajmet e fundit nga