LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Me 200 euro në muaj”/ Berisha tregon si mund të nxirren shqiptarët nga varfëria

2023-05-25 13:28:00, Politikë CNA
“Me 200 euro në muaj”/ Berisha tregon si mund të nxirren
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar zgjidhjen se si mund të ndihmohen shqiptarët për të dalë nga varfëria.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha është shprehur se nëse shqiptarëve u jepen nga 200 euro në muaj ata do të mund të përballojnë krizën në vend.

Për sa i perket ligjit për rritjen e pagave të ministrave dhe deputetëve, Berisha  e ka cilësuar si një akt të turpshëm miratimin  e këtij vendimi.

Berisha e cilësoi këtë ligj si një mashtrim dhe pashpirtësi nga ana e qeverisë.

“Keni sjellë këtu një ligj që do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Kam bindjen më të thellë se vetëm me gjysmën e asaj që vidhni çdo vit, pagat do mund të dyfishohen.
Por nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse është një mashtrim i tmerrshëm.
Sepse institucionet e pavarur kanë gjetur se ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, zbrisni me 1 përqind rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve.
Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim. Dhe çfarë indeksimi, indeksim me inflacionin njëvjeçar. Dhe me gjithë këtë indeksim, përsëri në raport me inflacionin, disa kategori më në nevojë detyrohen të mbeten me minus.
Propozuam që të vendosim minimumin jetik në një periudhë kur sirenat e mjerimit po ulërijnë në gjithë vendin. T’i japim çdo qytetari 200 euro, llogari kjo e Avokatit të Popullit.
Duke u dhënë nga 200 euro, nxjerrim shqiptarët nga varfëria ekstreme.
Shqiptarët nuk kanë lindur të varfër, por i vjedh qeveria, i keqtrajton qeveria.Me 200 euro, çdokënd e nxirrni nga humnera ekstreme që quhet mjerim. Kurse ju rrisni rrogat e larta, ky është cinizëm, kjo është pashpirtësi.Ju nuk keni asnjë lidhje me qytetarët, e vetmja gjë që u lidh është t’u vidhni
, tha ai./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga