LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i të rinjve me gomone/ Berisha: 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë nën monizmin e Ramës

2022-11-28 19:38:00, Politikë CNA
Largimi i të rinjve me gomone/ Berisha: 110 vjetori i Pavarësisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në lidhje me largimin e shqiptarëve nga vendi.

Berisha ka publikuar pamje të shqiptarëve duke ikur me gomone nga vendi, ndërsa thotë se ky është 110 vjetori i Pavarësisë nën monizmin e Edi Ramës.

Kreu i demokratëve ngre akuzat se Rama dhe qeveria e tij janë pa atdhe, pa komb e flamur.

“Ky është 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë nën monizmin e Edi Ramës!

Rama dhe qeveria e tij e shpopullimit të Shqipërisë janë pa atdhe, pa komb e flamur!

Te dashur miq, këtë 110 vjetor edhe në këtë dite të bekuar qindra e mijëra shqiptarë janë të detyruar të largohen nga vendi, nga mjerimi, nga dëshpërimi. Të detyruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij pa atdhe, pa komb, e pa flamur, pjesa më vitale e shoqërisë lë pas familjen, njerëzit më të dashur, Shqipërinë. Po qeveri e turpit dhe gomoneve po përzë të rinjtë tanë, fëmijët tanë, të largohen nga toka e tyre. Duke ju uruar të gjithë atyre Gëzuar Ditën e Pavarësisë, zotohem në emër të Partsë Demokratike se do bëjmë gjithçka që ashtu siç përmbysëm 30 vite më parë monizmin komunist të etërve xhelat të Edi Ramës do të përmbysim monizmin e tij të bazuar në vjedhjen, drogën dhe krimin që po ju dëbon ju sot nga votrat tuaja. Gëzuar! Rroftë Shqipëria #sb”, shkruan Berisha./ B.A. – CNA.al

Largimi i të rinjve me gomone/ Berisha: 110 vjetori i Pavarësisë

Lajmet e fundit nga