LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i partisë së inceneratorëve flet për aferën e inceneratorëve/ Trash zërin ndaj Ramës

2022-08-11 20:21:00, Politikë CNA
Kreu i partisë së inceneratorëve flet për aferën e
Ish-presidenti Ilir Meta

Ilir Meta, kryetari i partisë së inceneratorëve, tashmë të quajtur Partia e Lirisë, ka folur nga Durrësi për aferën e inceneratorëve.

Meta ka trashur zërin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ka deklaruar gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Durrës, se Rama nuk do të shpëtojë duke sakrifikuar njerëzit pranë tij.

Ai theksoi se nuk do të pranojë që Durrësi të jetë nën presionin e të fortëve.

"Edi Rama në krye të aferës së inceneratorëve. Ai nuk shpëton duke sakrifikuar bedel pas bedeli. Nuk mund të pranojmë që Durrësi të jetë nën presionin e të fortëve.

Pushtetin real e kanë të padukshmit në publik. Durrësia vuan nga pasiguria, rivaliteti midis bandave që ushqehet nga përfaqësuesit e qeverisë të cilët trafikojnë me bandat interesat e tyre ekonomike apo edhe elektorale”, theksoi ish-presidenti./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga