LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbësi serial mburr veten/ Jam lider

2023-05-27 19:18:00, Politikë CNA

Humbësi serial mburr veten/ Jam lider

Lulzim Basha, personi që përçau demokratët, humbësi serial, njeriu që mban peng vulën e Partisë Demokratike, vijon të rishfaqet në takime me të rinjtë.

Këtë të shtunë, dështaku Basha, u shfaq në një takim në Shkodër, ku “rrëfeu” para një grupi të rinjsh, heshtjen dhe arsyen e zhdukjes së tij.

Basha është shprehur se edhe pse ai u kthye në një fantazmë të PD-së për një kohë të gjatë duke e braktisur atë, ai ka qenë lideri i saj.

Pikërisht zhdukjen e tij e ka justifikuar duke thënë se është larguar që të mos thellohet dhimbja e demokratëve.

Nuk kam heshtur se s’kam çfarë të them për sulmet dhe denigrimet, por kam qenë i vetëdijshëm se duke hedhur baltë thellohet dhimbja dhe ndarja mes demokratëve. Lideri mbetet lider edhe kur nuk është në një pozitë formale. Koha i ka nxjerrë të gjitha gënjeshtrat si të tilla para njerëzve”, rrefeu Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga