LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Dy gratë që shoqërojnë sot Berishën në Kuvendin Kombëtar të PD-së

2023-12-02 11:49:00, Politikë CNA
FOTO/ Dy gratë që shoqërojnë sot Berishën në
Sali Berisha, Argita Malltezi dhe Liri Berisha

Që prej orës 11:00 në Pallatin e Kongreseve ka nisur Kuvendi Kombëtar. Në këtë ditë të rëndësishme për Partinë Demokratike, kreu i kësaj partie, Sali Berisha është shoqëruar nga gruaja e tij Liri Berisha dhe vajza Argita Malltezi. 

Të buzëqeshuara janë shfaqur nënë e bijë në organizimin e PD-së, teksa janë futur në Pallatin e Kongreseve. 

Më herët Argita Berisha ka deklaruar se nuk ka për qëllim të marrë drejtimin e partisë, por sigurisht mbështetja për të atin do të vijojë. 

Pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit, sot do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë, Sali Berisha.

Në këtë Kuvend do të diskutohen dhe pika ta tjera që kanë të bëjnë me situatën brenda partisë si dhe vendin.

Po ashtu mësohet se do të miratohet një rezolutë ku do të tregohet se si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Nga ana tjetër megjithëse janë paraqitur si një front para mazhorancës në askionin e tyre opozitar, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe 15 deputetët e tij nuk do të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, pasi nuk e njohin Sali Berishën si kryetarin e partisë së tyre./CNA

Lajmet e fundit nga