LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë pritet të ndodhë seancën e ardhshme?/ Berisha tregon detaje

2023-12-04 10:36:00, Politikë CNA
Çfarë pritet të ndodhë seancën e ardhshme?/ Berisha
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha pas seancën plenare, e cila zgjati vetëm 16 minuta, tha para gazetarëve se kjo ishte seanca e turpit.

Kreu i PD-së tregoi detaje nga lëvizja e radhës e opozitës, ku tha se masa të forta do merren në vijim.

“Ne na mbetet Parlamenti, atyre turpi. Masa të forta do të merren radhën tjetër, që bota të shohë fytyrën e vërtetë të narkoregjimit të Tiranës”, tha ish-kryeministri. 

Vetëm 16 minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvend.

Mes rrëmujës, tensionit e sherrit me opozitën, kryeparlamentarja mbylli seancën plenare. Ashtu si në seancat e tjera, pati tensione të shkaktuara nga opozita.

Deputeti Flamur Noka ndezi flakadanë në Kuvend si dhe letra, duke bërë kështu që salla të pushtohet nga tymi dhe flakët.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e përjashtoi nga seanca para se ta mbyllte këtë të fundit. Në Kuvend nuk ishte prezent kryeministri Edi Rama./CNA



Lajmet e fundit nga