LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Eunukët dhe faktet”/ Boçi “nxjerr zbuluar” Nikollën pas kërkesës së përjashtimit të deputetëve

2023-02-06 18:01:00, Politikë CNA
“Eunukët dhe faktet”/ Boçi “nxjerr zbuluar”
Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin, Luçiano Boçi

Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë nga seancat e plenare për 8 deputetët e PD.

Boçi shkruan në rrjetin social të “Facebook” se sipas “matematikës” së kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla është bllokuar foltorja, por elektronika tregon të kundërtën.

Teksa ka publikuar foton e tabelës elektronike, ai deklaron se deputetët kanë kërkuar fjalën sipas rregullores, por i është mohuar e drejta.

“Eunukët dhe faktet”/ Boçi “nxjerr zbuluar”

“Eunukët dhe faktet

Eunukët paskan kërkuar përjashtimin tonë nga Parlamenti!?

Sipas “matematikës” së Linditës paskemi bllokuar kohën e foltores.

Ndërkohë që “elektronika” e Linditës thotë të kundërtën.

Ne kemi kërkuar thjeshtë fjalën tonë sipas rregullores, për procesverbalin e seancës dhe për procedurë, e cila na është mohuar.

Shihet qartë në foto!

Në ekran gjatë votimit dalin qartë emrat tanë në kërkesën për të folur.

Por Linditës e “korrupton” Rama me mënyrat specifike për të sulmuar opozitën.

Kujtojnë se do fitojnë heshtjen!

Sa mjeranë janë eunukët!!!??

Dhe kur faktet i kanë brenda e mohojnë!”, shkruan Boçi./ CNA.al

“Eunukët dhe faktet”/ Boçi “nxjerr zbuluar”

Lajmet e fundit nga