LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dredha nuk humbet kohë/ Zbulon planet për bashkinë e Vlorës

2023-05-27 10:28:00, Politikë CNA
Dredha nuk humbet kohë/ Zbulon planet për bashkinë e Vlorës
Ermal Dredha

Ditën e sotme në qytetin e Vlorës, kryebashkiaku Ermal Dredha ka zhvilluar një takim me studentët e universiteteve në Vlorë, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Rama.

Dredha vuri në pah punën domëethënëse  të  qeverisë në atë qytet dhe theksoi nevojën e një fryme të re në institucionin e Bashkisë Vlorë duke shprehur nevojën për të rekrutuar njerëz të rinj me potencial.

Në fakt ku shikoj qytetin si zhvillohet dhe kontriubitn që ka dhën qeveria vihesh në pozitë të vështirë kudo  ta cosh më tej. Patjetër duhet një punë madhore. Gjatë takimeve kam qene i prirur për të kuptuar se çfarë i duhet komunitetit vlonjat.

Orientimi kryesor ka qenë takimi me student të Universitetit të Vlorës, duhen ide te qarta, duhen projekte që të japin një zhvillim të qëndrueshëm. Kam paur një kërkesë ndaj universitetit për të mbështetur programet dhe infrastrukturën. Kjo nuk do të bëhet nga bashkia por edhe me institucionet qëndrore.

Më e rëndësishmja për mua është si mund të ndërtojmë në Bashkinë Vlorë një strukturë rekrutimi me njerëz të rinj. Ka nevojë për fytyra të reja. Jam i gatshtshëm të nisim procesin e rekrutimit për staf të ri në bashkinë e Vlorës”, shprehet Dredha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga