LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët nuk i mbështetën kandidatët/ Alibeaj “kyç gojën”, bën lëvizjen e radhës

2023-03-24 18:42:00, Politikë CNA

Deputetët nuk i mbështetën kandidatët/ Alibeaj

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e grupit të vulës, ku pati debate për çështjen e kandidatëve për bashkitë në zgjedhjet e 14 majit.

Pavarësisht se u mblodhën për të disatën ditë radhazi, PD e vulës ende nuk ka gjetur një zgjidhje. Për këtë çështje Enkelejd Alibeajn e pyetën edhe gazetarët.

Ai refuzoi të flasë për debatet, ndërsa zuloi hapin e tij të radhës. Alibeaj tregoi se nesër do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve dhe më pas do të japë një përgjigje për kandidatët.

“Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi. Derisa të zyrtarizohen duroni”, tha Alibeaj.

Kujtojmë se kanë mbetur vetëm 3 ditë kohë nga mbarimi i afatit të depozitimit të listave të kandidatëve./ CNA

14:30 POLITICS

PD, çon

Partia Demokratike ka dërguar një kallëzim në SPAK, për ap...

Lajmet e fundit nga