LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët kthejmë përmbys karriget/ Berisha ‘live’ nga FB: Rama i ka marrë Shqipërisë sovranitetin e brendshëm

2023-12-04 09:48:00, Politikë CNA
Deputetët kthejmë përmbys karriget/ Berisha ‘live’
Sali Berisha

Vijon kaosi në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama se po merr peng parlamentin dhe po i mohon çdo ditë të drejtat opoizitës. 

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, hodhi akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ku u shpreh se bashkëpunon me bandat e krimit. 

"Për një Taulant Bego Yaris, taksapaguesit paguajnë sot një batalion për mbrojtjen e tij. Një person, i cili ka shok përveçse përjashton serial killerat, është shok me të gjithë vrasësit dhe trafikantët e tjerë në burgjet e Shqipërisë.Një person që mbante tre telefon të kriptuar për të komunikuar me bandë dhe tani u rri si gjel oficerëve të policisë se keni pasur telefona të kriptuar dhe heq atë që don dhe mban atë që do. Aty është një narkotrafikant, një person i inkriminuar, që ka vetëm veten shok, të cilin Edi Rama e përzgjodhi për të vetmen meritë. Edi Rama kishte në projekt puçin dhe besoi se nëpërmjet tij dhe lidhjeve të tij me bandat, mund të mbajë puçin ka organizuar kundër parlamentit. Marrjen e pushtetit të parlamentit, moslejimin e deputetëve për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, të cilat do e nxjerrin Edi Ramën kryeministrin më hajdut në Europë. Komisionet janë forma e kontrollit mbi qeverinë. Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet sepse do nxjerrin në pah se sarajet e tij të Surrelit, janë të ndërtuara të gjitha mbi bazën e ryshfetit dhe favoreve që u ka dhënë firmave të ndërtimit. Sepse toka në 5 mijë metër katrorë, është marrë në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Dhe ka pasur proces kundër tyre. Se pallati i zonjës Basha nuk ka asnjë faturë, por sikur ka mbirë nga toka, natyrisht e ndërtuar nga kompani ndërtimi, që kanë përfituar nga Edi Rama tendera dhe leje ndërtimi", u shpreh ai. 

Ndërsa për Edi Ramën ai tha se kryemintri ka shkatërruar parlamentin dhe ka shkelur të drejtat kushtetuese. 

"Edi Rama nuk mund të pranojë kurrsesi të hetohet pasi në 2 vite me 140 udhëtimet e tij, ka grabitur nga thesari 22 milionë euro abuzime. Në udhëtimin e tij të fundit, thuhet se qëllimi kryesor ishte një takim me bosët e drogës në Dubai dhe në mënyrë të veçantë me ortakun e vëllait të tij Olsi, Amant Josifi, që ka vjedhur me call-centerat e tij mbi 2.4 miliardë euro. Këto që shihni janë përpëlitjet e fundit të kleptokratëve, besojnë se me grusht shteti ndaj parlamentit, mund të mbajnë pushtetin e tyre. Pra, kjo është situata. Pasi ka vendosur në pushtet të plotë të gjithë administratën, pasi ka krijuar drejtësinë më të kontrolluar në historinë e vendit me ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit, me gjykatës dhe prokurorë që veprojnë si grupe të strukturuara kriminale brenda organeve të drejtësisë, së fundmi u vërsul kundër parlamentit. I mori kompetencat kushtetuese, de facto i mori Shqipërisë sovranitetin e brendshëm, sovranitet që ushtrohet nga qytetarët përmes përfaqësuesve të tyre. Ne jetojmë sot në një parlament të pushtuar, ku ministrat kanë dhjetëfishuar badigardët, ku gjykatësit dhe prokurorët kanë dhjetëfishuar badigardët. Ku çdo gjë mund të jetë, po vetëm parlament nuk është ky", u shpreh ai./CNA

Lajmet e fundit nga