LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vendimi i KAS i shkaktoi dëm PD”/ Nuraj: Të pezullohet vendimi deri në shprehjen e Kolegjit

2023-03-23 17:22:00, Politikë CNA

“Vendimi i KAS i shkaktoi dëm PD”/ Nuraj: Të pezullohet

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franci Nuri është shprehur se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka shkelur ligjin në rastin duke vijuar me regjistrimin e subjektit me nënkryetarin Alibeaj dhe se PD ka kërkuar pezullimin e kësaj vendimmarrje derisa Kolegji të shprehet.

Ai tha se Vendimi i KAS i ka shkaktuar dëm PD.

Gjatë një interviste me moderatoren Armela Ferko Nuri dha disa argumenta, mbi të cilin u dha dhe vendimi i fundit kundër Partisë Demokratike.

“Kemi gjykuar se komisioneri Celibashi ka shkelur ligjin në rastin duke vijuar me regjistrimin e subjektit me nënkryetarin Alibeaj. Ne kemi kërkuar pezullimin e kësaj vendimmarrje derisa Kolegji të shprehet. Nuk e ka gjykuar kështu as zoti Celibashi por edhe KAS sot vijoi të konfirmonte që nga KQZ nuk do të kishte ndryshim pozicioni, duke i qëndruar vendimit të mëparshëm të javës së parë i cili vendosi të regjistrojë subjektin PD me nënkryetar Alibeaj.

Ne këtë gjë e kemi ankimuar në Kolegj Zgjedhor dhe sot jemi informuar zyrtarisht që kjo çështje do të shqyrtohet ditën e hënë në 27 mars.

Argumenti jonë kryesor është se në asnjë pikë të ligjit për zgjedhjet pra në Kodin Zgjedhor nuk parashikohet që vendimet e KAS të jenë të formës së prerë. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë vendime të formës së prerë. Kërkuam pezullimin e zbatimit të vendimit të KAS deri në vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor.

Vendimmarrja e KAS i ka shkaktuar dëm PD dhe ne i kërkojmë pezullimin që ky dëm të mos vazhdonte deri në momentin që të shprehej Kolegji Zgjedhor. Bazuar mbi në fakt dhe argument që jo çdo vendimmarrje e KAS është fjala e fundit e së drejtës dhe e ligjit, dhe para dy ditësh në vendimin e fundit Kolegji Zgjedhor mbi një subjekt zgjedhor e ka hedhur poshtë vendimin e KAS”, u shpreh Nuri./CNA

Lajmet e fundit nga