LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe bën sërish opozitarin/ “Bujqëve t’u paguhen pagesat e vonuara nga grumbulluesit”

2023-03-23 20:38:00, Politikë CNA

Braçe bën sërish opozitarin/ “Bujqëve t’u

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se bujqëve duhet t’u paguhen pagesat e vonuara nga grumbulluesit.

Braçe kërkoi në Kuvend miratimin kësaj nisme pasi bëhet fjalë për një akt ligjor që i detyron grumbulluesit të paguajnë ata që merren me bujqësi për pagesat e vonuara të produkteve të tyre që këta të fundit kanë dorëzuar.

“Projektligji që unë kam paraqitur adreson vonesat e pagesave të vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare. Me vonesa të vonuara kuptojmë pagesa që nuk kryhen në afatin e caktuar nga ndërmarrjet publike apo private. Në fund fare bujqit të kenë garanci për mallin që kanë dorëzuar dhe për paratë që vijnë nga ky mall. Kaq duhet bërë për të vendosur raport të ri mes bujqëve, grumbulluesve dhe përpunuesve. Për t’u dhënë garanci bujqve që ka një ligj që i mbron marrëdhëniet e tyre në raport me tregtarët”, tha Braçe./CNA

Lajmet e fundit nga