LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha, akuza Veliajt për inceneratorët/ “Ka vjedhur 54 milionë euro me plehrat”

2023-02-07 19:41:00, Politikë CNA

Berisha, akuza Veliajt për inceneratorët/ “Ka vjedhur 54

Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar sot me të rinjtë e FRPD-së, u ndal sërish te afera e inceneratorëve.

Berisha etiketoi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, teksa tha denoncoi pagesat e bashkisë së tiranës për plehrat.

Kryedemokrati deklaroi se të gjithë e shohin që fusha e Sharrës nuk ka djegës e nuk bëhet seleksionimi, por ai vazhdon nga studio në studio, në një kohë kur e ka vendin nga qelia në qeli, sikur nuk ndodh asgjë, edhe pse deri tani janë bërë minimum 54 milionë euro të vjedhura vetëm aty.

“Ju keni një person kryetar bashkie, i cili ka 3 vjet që nuk takon dot qytetarët, por i mbledh nëpër salla apo zyrat e bashkisë me përzgjedhje. Por ka 6 vite që vjedh për çdo ton mbetje që krijohet në qarkun e Tiranës, 18 euro fut në xhep duke ua marrë qytetarëve shqiptarë. I tarifon sikur digjen, nuk digjet asnjë kilogramë. Të gjitha depozitohen dhe ky u merr në kundërshtim me kontratën, 29 euro, 18 euro ky i vjedh, i çon ofshore, mundet dhe në Iran. Problemi është se baballarët tuaj, motrat dhe nënat tuaja që kanë një biznes të vogël, paguajnë trefish taksën e pastrimit. E kjo është vetëm njëra anë. Pra që të gjithë e shohin që fusha e Sharrës nuk ka djegës, nuk bëhet seleksionimi, por ai vazhdon nga studio në studio, në një kohë kur e ka vendin nga qelia në qeli, sikur nuk ndodh asgjë. Gjer tani janë bërë 54 milionë euro, minimumi të vjedhura vetëm aty. Qindra miliona të vjedhura me djegësat, pasuri përrallore”, tha Berisha gjatë takimit me të rinjtë e FRPD-së.

19:29 POLITICS

Berisha

Kreu i PD-së zhvilloi sot një takim me të rinjtë e FRPD-së...

18:35 POLITICS

Boçi

Deputeti dhe kandidati i PD-së në zgjedhjet vendore, L...

Lajmet e fundit nga