LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE “dritë të kuqe” Shqipërisë/ Spaho: Pengesa nuk është vetoja bullgare, por...

2022-06-23 17:09:00, Politikë CNA
BE “dritë të kuqe” Shqipërisë/ Spaho: Pengesa
Edmond Spaho

Në Samitin që u mbajt ditën e sotme, BE sërish nuk i hapi negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deputeti i PD Edmond Spaho, në një reagim për CNA.al u shpreh se pengesa nuk është vetoja bullgare, por sipas tij degradimi i demokracisë dhe qeverisjes.

Sipas Spahos, PD gjithmonë ka punuar për integrimin e vendit që të jetë pjesë e BE dhe botës perëndimore.

“Partia Demokratike gjithmonë ka punuar dhe do të punojë që Shqipëria të jetë vetëm pjesë e Europës dhe botës perëndimore. Rrjedhimisht, ne mbeshtesim hapjen e negociatave sepse mendojmë që është në interes të vendit pasi do të ketë më shumë kontroll dhe mbikqyrje mbi Shqipërinë nga ana e BE, për të garantuar funksionimin e shtetit demokratik.

Përsa i takon plotësimit të kushteve nga ana e Shqipërisë po i referohem fjalës së nënkryetarit të CDU, Wadepul dje në Bundestag, ku i kërkoi qeverisë gjermane të mos nxitohet me Shqipërinë, pasi i kemi vendosur 9 kushte shtesë.

Me këtë po them që pengesa e vërtetë për Shqipërinë nuk është Bullgaria por degradimi i qeverisjes  dhe i demokracisë”, tha Spaho.

 

Deputeti i PD më tej në reagimin e tij për CNA.al tha se shpëtimi i vetëm për vendin janë protestat për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

“Shqiperia nuk zhvillon dot zgjedhje të lira thotë raporti OSBE-ODIHR; politika është kapur nga krimi në Parlament, qeveri dhe pushtetin vendor; Shqiperia konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara në Evropë  ku ministrat dhe familjarët e tyre shpallen investitorë strategjike, administrata publike është kthyer e tëra në patronazhistë, pastrimi i parave lulëzon sheshit dhe jemi futur në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë. Njerëzit janë kaq të pashpresë sa zgjidhje shohin vetëm emigrimin.

Është i turpshëm shantazhi që KM bën ndaj Europës si dhe lidhja e çështjes së hapjes së negociatave të vendit tonë me hallet e Serbisë, e cila është në konflikt të madh me Europën, pasi mbështet regjimin e Putinit.

I vetmi shpëtim për ne është që qytetarët të ngrihen në protesta dhe rrezojnë klikën e Edi Ramës”, tha Spaho./CNA.al

Lajmet e fundit nga