LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Analisti zbulon “surprizat” e Kongresit të PS-së/

2023-12-05 19:41:00, Politikë CNA
Analisti zbulon “surprizat” e Kongresit të PS-së/
Edi Rama

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se në Kongresin e PS-së që do të mbahet në 8 dhjetor nuk do të ketë surpriza.

Sipas analistit e vetmja gjë që do të shohim është ndonjë karavtë e re nga ato që dizenjon kryeministri Edi Rama.

Lubonja theksoi se PS-në e propozuan ta përjashtojnë nga Partia Socialiste Evropiane, e propozoi e majta italiane dhe ky duhet të ishte problem për partinë sepse nuk përfaqëson ato vlera, por fakti që qeveria dhe socialistët nuk reagojnë do të thotë që Rama është partia dhe e anasjellta.

“Do të shohim ndonjë kravatë të re nga ato që i dizenjon Rama. Vendimmarrja në Shqipëri nuk merret aty. Imagjino, para ca ditësh, PS propozuan ta përjashtojnë nga Partia Socialiste Evropiane, e propozoi e majta italiane dhe ky duhet të ishte problem për partinë sepse nuk përfaqëson ato vlera. Keni parë ndonjë të reagojë? Kur themi Edi nënkupton partia dhe kur themi partia nënkupton Edi.

Këtu jemi në mendësinë e partisë shtet. Edhe Berisha kur ka marrë pushtetin nuk ka bërë dialog nëpër parlamentare. Ka marrë vendimmarrjet e veta pa pyetur minorancën. Kjo quhet tirania e mazhorancës. Treni që vendos për Shqipërinë është partia në pushtet apo partia shtet ndoshta më mirë që nuk pyet njeri.

Pse bota ka krijuar opozitë?! Këtu e ka hapur autostradë Rama dhe po ecin kurse këta të opozitës ecin në trotuar anash. Kryesori që e pengon frymën është mazhoranca dhe Edi Rama në krye. Kur ke përballë një organizatë që s’do me ia ditë fare çfarë thua ti. Këtu pa dyshim duhet menduar gjatë se si por që të fajësojmë opozitën dhe të mos merret me shkakun.

Gjendja e opozitës është simptomë e një sëmundje, shkaku i të cilës është mazhorancë që ka punuar për të shuar çdo frymë. Ky është problemi i madh dhe jo opozita pse nuk bashkohet opozita”, tha Lubonja./ CNA

Lajmet e fundit nga