LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni opozitar/ Berisha jep detaje: Protestë e përgjithshme popullore

2023-12-05 14:40:00, Politikë CNA
Aksioni opozitar/ Berisha jep detaje: Protestë e përgjithshme
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, u shpreh se ndodhemi në një situatë dramatike pasi duhet rrëzuar me patjetër regjimi i Ramës. 

Ai theksoi se po shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës së përgjithshme popullore.

"Jemi në një situatë që po bëhet gjithnjë e çdo ditë dramatike. Shqiptarët duhet të ngrihen me guximin e tyre për të përmbushur regjimin puçist. U vendos që protesta vazhdon, e keni parë fuqinë e saj në parlament. Po shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës së përgjithshme popullore. Ata do të dyfishojmë numrin e gardës, ne do të dëgjohemi fuqishëm në mbarë botën", u shpreh ai./CNA

 

 

Lajmet e fundit nga