LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

400 milionë euro vetëm për rritje pagash/ Rama zotohet nga Shkodra, flet vetëm për arritje

2023-12-04 16:41:00, Politikë CNA
400 milionë euro vetëm për rritje pagash/ Rama zotohet nga
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Partisë Socialiste në Shkodër deklaroi se 400 mln euro janë vetëm për rritje pagash për administratën. 

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se paga mesatare vitin e ardhshëm do të jetë 900 euro dhe se synimi është që ta rrisim edhe më shumë. 

Rama përmendi edhe borxhi publik dhe tha është në masën 60% dhe se kemi inflacionin më të ulët në Europë. Ndërsa për monedhën vendse, lekun, ai tha se ka treguar qëndrueshmëri.

Kryeministri komentoi edhe aksionin politik të opozitës, ku thekosoi se disa deputetët po ndjekin hallin e një personi të vetëm./CNA

Lajmet e fundit nga