LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The dismemberment of Edi Rama is also tearing the democratic facade

2023-02-02 18:37:00, Opinione Andi Bushati
The dismemberment of Edi Rama is also tearing the democratic facade
Analyst Andi Bushati

Edi Rama's nightmare of not having to face the consequences of the McGonigal scandal is only the anecdotal side of the black stain that was put on the Albanian parliament today.

I know that for many, his impudence to face either the motion for debate requested by some deputies, or the interpellation that some others wanted, puts the prime minister in a very bad light.

I understand all those who in their businesses, families or society would despise someone who takes out a subordinate, as a shield, just like Skenderbeu did with his Elisa.

E perceptoj neverinë e atyre që nuk e durojnë dot përdorimin e një gruaje, herë naive e herë autike, si mish për top në drejtimin e parlamentit.

E ndjej zhgënjimin e të tjerëve, që e imagjinojnë shefin e rilindjes si një trim të çartur betejash epike, atëhere kur ka nga pas garancinë e SPAK-ut të kapur apo ambasadorëve të blerë dhe nuk i besojnë dot syve, kur shohin një burracak, të mbledhur një grusht, nga ankthi i padijes për atë që ndodhet në dosjet e drejtësisë amerikane.

E kam parasysh habinë e njerëzve normalë, që nuk arrijnë të besojnë dot telendisjen e një lideri që ka votat e disa qindramijëra prej tyre, por strehohet, një javë pas viruseve stinore, e një javë tjetër pas gripit politik. Dhe, ndonëse i di të gjitha këto, sërish këmbëngul se zhburrërimi i turpshëm i Edi Ramës nuk është ana më e errët e asaj që pamë.

Pasi ka disa pyetje që i bën kushdo që ka një logjike normale: pse nëse ndihet i pastër, Edi Rama të mos shkonte sot në parlament dhe t’ia plase opozitës në sy të gjitha mashtrimet dhe akuzat e pabaza? Pse të provokonte tollovi dhe mos vendose t’i shpjegonte një për një, si e ka takuar agjentin e arrestuar McGonigal, për çfarë kanë biseduar, a është e vërtetë që nga zyra e tij i kanë servirur materiale kundër opozitës, ashtu sikurse pretendohet në aktakuzë?

Në vend të këtij normaliteti, Rama ka zgjedhur të provokojë kaos. Dhe kjo nuk po ndodh për herë të parë. Duke bërë këtë, ai pengoi njëherësh dy procedura normale të parlamentit, si mocioni për debat dhe interpelanca. Ai nuk e lejoi kuvendin t’i zhvillonte ato.

Po në të njëjtën mënyrë ai u soll edhe me kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor për 137 udhëtimet me çarterin e Air Albania. Zhvillimet e mëvonshme, me daljen e kontratës, ku nuk kishte asnjë klauzolë çmimi promocional, dëshmuan se kryeministri kishte mashtruar dhe prandaj nuk donte të hetohej. E njëjta fabul u përsërit edhe me ndalimin e një tjetër komisioni hetimor, atij për një qeveri që shpall ministren e saj të jashtme si investitore strategjike. Gjykata Kushtetuese ndihmoi edhe më tej në zvarritjen e kësaj çështjeje dhe kërkesa e opozitës mbeti përsëri pezull.

Pra pyetja që lind është ku e ku më e rëndësishme se difektet karakteriale të Edi Ramës: përse shërben ky parlament ku opozita pengohet të bëjë interpelanca e mocione për debate, kur ajo zhvishet nga një e drejtë kushtetuese si ngritja e komisioneve hetimore? Përgjigja e saj shkon përtej zhburrërrimit dhe anktheve për krimet e mundshme që ka kryer personi që mban veshur kostumin e kryeministrit. Deri tani ne kemi pasur një pushtet që vërtet blente vota, por ama formalisht organizonte zgjedhje.

He at least tried to maintain the democratic facade. But the recent developments, the prime minister's fear and insecurity to face what he has done, are destroying this facade as well. He will no longer answer, nor be investigated, nor give an account. This new phase of the degeneration of political pluralism is the worst news of what we saw today in the parliament.

15:24 Opinione Agim Xhafka

Për Korçë me motorr

Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh,...

Lajmet e fundit nga