LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si e korruptoi Edi Rama zyrtarin e lartë të FBI-së

2023-01-24 19:32:00, Opinione Hysni Gurra
Si e korruptoi Edi Rama zyrtarin e lartë të FBI-së
Fotomontazh - Zyrtari i arrestuar i FBI-së, Charles McGonigal dhe kryeministri Edi Rama

Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohet se e kam mik z. McGonigal, shefin e antiterrorit të FBI në Nju Jork.”

Është zyrtar aq i lartë sa kur CIA vuri re në 2010 se po i zhdukeshin agjentët, qeveria amerikane formoi një “grup sekret” drejtimi i së cilës ju besua agjentit veteran të kundërzbulimit, mikut të sotëm të kryeministrit, Charles McGonigal.

Miqësia është sendërtuar me të paktën katër darka të dokumentuara nga prokurorët amerikanë; dy darka në Tiranë, një darkë në Nju Jork dhe një darkë në Washington.

Këto darka janë zhvilluar nga shtatori 2017 në mars të 2018.

Si lindi kjo miqësi mes një zyrtari të lartë të FBI-së dhe kryeministrit shqiptar?

Akuza amerikane sqaron në detaje gjithë veprimtarinë korruptive, por ajo që është e qartë si drita e diellit është ndërhyrja e Edi Ramës dhe zyrës së tij për të hapur çështje penale për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën shqiptare.

Pra, zyrtari i korruptuar i FBI- ngarkon vartësit e tij të hapin çështje penale, dhe dëshmitar kundër opozitës është njeriu i quajtur personi A (Neza) që i ka dhënë jo pak por 225 mijë dollar drejtorit të korruptuar.

Kronologjia e udhëtimeve të zyrtarit të FBI-është shumë e qartë, takimet e tij me Ramën, thirrja e një prokurori nga Departamenti i Drejtësisë për të intervistuar në Vienë një biznesmen-politikan shqiptar për paranojën që kishte se do ta vrisnin.

Akuza amerikane sqaron edhe rolin e Personit B. (Duçka) këshilltar informal i kryeministrit që përdor email të qeverisë dhe pasaportë diplomatike.

Nuk kemi të bëjmë me këtë rast vetëm me një lobim korruptiv, por është lobim kriminal.

Si është e mundur që kryeministri që i ka të gjitha në dorë nuk heton vetë këtu, por kundër opozitës i duhet zëri amerikan?

“Kanë folur amerikanët- thotë shpesh ai, ka folur vetë departamenti i shtetit”....

Nuk është hera e parë që Rama kapet gafil. Të kujtojmë këtu 80 mijë dollarët e paguar për të bërë foto me Obamën se atëherë ishte në opozitë. Por si kryeministër është e pafalshme që të lobojë hapjen e hetimeve në SHBA….

Ky rast tregon se çfarë është në gjendje të bëjë kryeministri i Shqipërisë.

Dhe e forta edhe sot pa bërjes publike të akuzës së 15 shtatorit ka guximin të thotë që “nuk ka lidhje me mua”. E ka emrin të përmendur në akt-akuzë. Ka detaje rrënqethëse të intinerarit 6 mujor të zyrtarit të FBI- në Shqipëri, dhe këtu nuk ndodh asgjë.

Periudha e lobimit nga qeveria shqiptare përkon ekzakt me periudhën kur gatuhej në SHBA çështja non -grata.

Modus -operandi i zotit Rama duket se është thënia: një punë që nuk bëhet me para, bëhet me shumë para.

Nëse në SHBA ka institucione që veprojnë, madje i shkojnë në shtëpi për kontroll Presidentit, këtu në Tiranë pritet që SPAK të vihet në lëvizje vetëm nëse i shkon Ulsi Manja.

Këmbana nuk ka rënë për McGonigal, se ai po përgjigjet para drejtësisë, këmbana ka rënë për ne këtu.

Jo për drejtësinë, se drejtësi nuk ka, por për ato media që edhe këtë ngarje kaq të qartë e fshehin dhe spërdredhin. Këmbana ka rënë për shoqërinë shqiptare që të ndërgjegjësohet se çfarë bëhet me taksat që paguan. Këmbana ka rënë për diplomatët në Tiranë, të paktët ato të vendeve të BE-së për të kuptuar se me kë po punojnë në Tiranë. Këmbana ka rënë për të gjithë.

Lajmet e fundit nga