
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore dëboi prej kutisë katrore të gjithë majmunët për t’i zënë çdo kolltuk dhe për të folur si ata e në emër të tyre.
Gjithsesi, ai mund informohet nga shumë turistë që ndalen para tij ashtu siç bënin në antikitet njerëzit para këmbëve të Diogjenit të famshëm për të blerë mençuri.
Së fundmi, ai u njoh nga kalimtarët me lajmin se nga “Pako e Madhe” kishte përfituar edhe orkestra simfonike e Ushtrisë Shqiptare.
Në fillim, e quajti fake news, lajm të trashë dhe të sajuar nga armiqtë e brendshëm (opozita) dhe të jashtëm të Shqipërisë (ata që bëjnë ndonjë kritikë për qeverinë).
Për këtë ai e kishte edhe një linjë logjike që e ndau me të tjerët:
“Orkestër nuk ka ushtria e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës… Madje-madje, as ushtria e Kinës nuk ka orkestër. Për çfarë duhet orkestra në ushtri? Këngë i thuren fitoreve, ne të vetmen luftë që bëjmë është me zjarrin dhe atë e humbasim çdo vit. Mos vallë po kopjojnë korin e Ushtrisë së Kuqe të Rusisë?”- tha Kiko dhe aty për aty i erdhi ndër mend se ky lajm mund të ishte financuar me rubla ruse për të dëmtuar punën e pa lodhur të qeverisë në shërbim të njerëzve, atyre për të cilët #skaKohëPërPushim.
Akoma pa mbaruar fjalitë, bashkëbiseduesit i treguan postimin e qeverisë të cilin pasi e lexoi ju duk sikur të gjitha trompat i kumbuan mbi kokë.
Vuri putrat mbi kokë dhe klithi sa i iku zëri.
“Ushtria jonë nuk ka avionë, raketa, tanqe, helikopterë për të shuar zjarret por paska orkestër simfonike? Mos vallë violinat, violiçelët, flauti, oboet, xhezi, janë armë të shkatërrimit në masë? Kjo është njëlloj si ne majmunët të mos blinim bananet për të cilat kemi nevojë por të paguajmë Dashnor Dikon të na këndojë këngën e Bananes. Mirë që paskan orkestër simfonike, po pse nuk e mbajnë sekret?!”, pyeti veten Kiko.
Atë nuk e qetësoi as mendimi se ndoshta është taktikë e Ushtrisë Shqiptare që të vërë armikun në gjumë me muzikë simfonike.
Nga historia e shtetit shqiptar i erdhi ndërmend rasti i kryeministrit Fan Noli që në momentet më të vështira të qeverisë së tij i binte flautit për shtatë palë qejfe dhe këndonte psalme.
Për t’u qetësuar sadopak Kiko vendosi të shkruaj qenit Sadik të Forcave Mbrojtëse të Kosovës. Po po, ju drejtua me një letër të hapur pikërisht qenit që ndihmoi në gjetjen e shqiptarëve të mbetura nën rrënojat e tërmetit në Thumanë dhe Durrës.
Dorën në zemër, por Kikos i kishte mbetur hatri për dekoratën e lartë që mori qeni Sadik.
Dekorata ishte shkaku që Kiko vendosi të shkruaj qenit besnik me emrin Sadik.
Fort i nderuari katërkëmbësh,
Uroj dhe shpresoj të keni qenë mirë aty se këtu tek ne edhe qentë s’po i lenë të lehin më, gjithashtu është monopolizuar. Mund të lehin veç ata që marrin leje, ata që paguhen me vakte të gatshme, apo edhe ata që sigurojnë ndonjë kolibe të ngrohtë. Po ashtu ka edhe nga ata që lehin bashkë me pronarin në të njëjtin rritëm dhe kjo tashmë po bëhet e modës.
Gjithsesi për tjetër gjë të shkruaj nga Saranda e bukur. Dua të të adresoj lutjen që të ndërhyni me rekomandim tek autoritetet e larta në Tiranë për të më dhënë një dekoratë durimi.
Ju jeni dekoruar me të drejtë se i keni rrëmbyer vdekjes nga thonjtë jetën e disa shqiptarëve të pafajshëm. Të njëjtën gjë meritoj edhe unë pasi modestisht po të them se duhet të nderohem me motivacionin për durimin e madh që po tregoj çdo ditë kur dëgjoj lajme si ky që orkestra ushtrisë e mori pjesën e vet nga “Pako e Madhe” magjike.
Ky vend, i dashur qen, është kthyer në komedi megjithëse askush nuk po qesh më. Në fillim mendova se “situata ishte e serioze, por jo pa shpresë”, tani mendoj se “situata është e pa shpresë, por jo serioze”. Situatat janë të tilla që jo vetëm njerëzit, por as unë nuk di çfarë të bëj:
Të qesh?
Të qaj?
Të qeshqaj?
Trilemë e vërtetë!
Shënim pas letrës: Ashtu si orkestra, më 16 Janar 1967 u themelua edhe estrada e ushtrisë. Fatmirësisht u shkri sepse s’ka nevojë, estradë tashmë ka kudo, na mungon vetëm buzëqeshja!
Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eu...
The concept of open Balkans means, in my opinion, two main...
As soon as he received the notice of the meeting of th...
Ndoqa një intervistë të ish zv/ministres së Brendshme ...
Kiko, surprised by the fever that has seized Albanians...
To escape obsolescence, television seems to have begun...
"If you want to appreciate a civilization, first see t...
I didn't think that all the 32-year-old anger of the Dita ...
The mayor of Shkodra, Bardh Spahia, conveyed messages,...
2013-2023 a decade that Albania is governed by the left. B...
The analysis of the work done and the recommendations for ...
Many people wonder how it is possible that the price of fuel...
Janë disa njerëz që thonë me mburrje nuk ka Perëndi. N...
Kiko u zgjua në mëngjes me vonesë dhe meqë dita ishte gri, m...
Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si arga...
I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, ...
A photo of a Louis Vuitton bag with the national flag ...
Mirë se erdhe shef! Faleminderit që e nise ditën me mu...
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli. Për të është shkru...
The blessed olive plant has been cultivated in our country...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the murder that occurre...
The State Police has revealed details from the operation i...
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Israeli military forces have launched new attacks on the c...
Just two days after the early parliamentary elections were...
In 2025, 65 conflicts involving at least one state were re...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...