Varri dhe Mithat Frashëri pro dhe kundër
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...

Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të jurisë së Festivalit, Albina Kelmendi tha: “Ok, jam mësuar me çmimin e dytë”. E kishte fjalën për garën që bëri pak vjet më parë në “The Voice of Albania”, ku doli e dyta pasi votat e fituesit të parë i mori rivali përballë saj, Aslaidon Zaimaj. Albina ishte atëherë në ekipin e Elsa Lilës, sepse edhe pse karriget e të katër trajnerëve u kthyen për të në audicionet e fshehura, ajo zgjodhi pikërisht atë, Elsën. Ishte ndër më të talentuarat e më të veçantat ndër konkurentët e atij edicioni të “The Voice”, jo vetëm prej zërit, potencialit, look-ut e karakterit por edhe prej historisë së familjes së saj. Ishte vajza që kishte studiuar klarinetën në shkollë, që kishte luajtur në atë që e quanin “Family band”, në dasma e evente të ndryshme familjare (kryesisht) e që në “The Voice” donte të niste një udhëtim të ri, si vokaliste.
Familja, ashtu siç dhe babai i Albinës e tha që atë natë në ekran, kur Albina u kthye tek ata, me fitoren e konkurentes së përzgjedhur, po synonin ta bënin këngëtaren e suksesshme të bandës muzikore që kishin krijuar. Ndërsa Alma, Genci, Sidriti në komentet e para që i bënë e mandej dhe Elsa Lila në gjithë trajnimin dhe edukimin muzikor që do t’i jepte përgjatë gjithë episodeve të “The Voice” po e projektonin si yllin e ri të muzikës së lehtë, muzikës moderne, e jo vetëm shqiptare. Larg ndikimit të muzikës popullore, të dasmave e eventeve që kishte ndjekur me familjen, por drejt të tjera rrymave e stileve muzikor.
Isha autore e “The Voice of Albania” në atë sezon ndaj e di mirë betejën që bëhej edhe brenda vetë Albinës dhe dy identiteve të saj, derisa gjithçka mbaroi e ajo do të shpallej fituesja e dytë e atij edicioni.
S’di si do t’i kishte shkuar filli më pas, nëse do të ishte shpallur fituesja e parë. Nëse do ta kishte ndjekur rrugën që i hapi “The Voice” apo do të kthehej menjëherë prap tek muzika e shtëpisë. Ajo që u pa ishte kjo e fundit. Ndoshta prej mërzisë e zhhënjimit, ju thye besimi se mund t’ja dilte mbanë tek bota e muzikës ndryshe nga ajo që e kishte mëkuar deri në atë moshë. Ndaj bëri një hap pas, drejt zonës së sigurtë. Nuk guxoi më të shfaqej me repertorin dhe arsenalin që mori në “The Voice”. Gjithë shfaqjet e saj të mëvonshme do të ishin me muzikën folk, ashtu hyri në treg, u evidentua fort (sidomos me Hajredin Pashën) derisa mbërriti dhe në festivalin e këtij viti. Ku prap erdhi e rrethuar nga familjarët dhe shijet e tyre. Fitoi. Jo votën e jurisë, por atë të publikut. Jo votën e Almës e Gencit… pra të trajnerëve që kthyen karriget me furi për të në “The Voice of Albania” ndërsa ajo këndonte “Something's got a hold on me” të Etta James, por të masës që votoi për të, të masës që po ngjitet çdo herë e më shumë pas muzikës që sjell Albina e të ngjashmit me të në festival dhe jo të asaj që sjell Elsa Lila e të ngjashmit me të. Ndaj Albina s’kishte si e pse ta ftonte në skenë e të falenderonte për rrugëtimin e saj Elsa Lilën (siç u kërkua nëpër statuse e komente) sepse i përkasin tashmë dy botëve krejt të largëta. Elsa ka zgjedhur prej kohësh t’i qëndrojë stoike artit elitar, ndërsa Albina ka hyrë në botën, rrugën drejt së cilës Elsa nuk do t’ia hapte dot në asnjë kohë.
A thua fitorja e Albinës përballë ish trajneres së saj, që dikur donte ta nxirrte nga tallavaja e folku, është një triumf i betejës mes dy llojeve të muzikës e të kulturës muzikore, që këtë herë u përballën më dukshëm se asnjëherë, ndërsa u gjendën përballë mjeshtrja dhe ish nxënësja e saj?!
Në social e online media u përfol gjatë se Albina, ose më saktë të themi, familja, bashkëshorti i saj mund të kenë blerë një shumë të konsiderueshme kartash e si rrjedhim edhe votash. Edhe këtu ndahen me gati si me thikë parimet: Elsës as që i shkon ndër mend ta bëjë këtë, familjes së Albinës mundet që po. Por s’ja vlen të tirret gjatë ky argument sepse më shumë se tek fuqia e votave të blera besoj tek euforia e kosovarëve që zakonisht votojnë kur kanë një prej të tyrëve në konkurim. Dhe këtë herë Albina e kishte fituar me kohë zemrën e tyre, në gjithë daljet e fundit e sigurisht dhe me këtë lloj kënge në e festival.
Nëse masës i jep këngë të thjeshta, ritmike, folklorike në festival, ajo do ta votojë për të dhe kjo s’ka më pikë dyshimi.
Duke njohur kohën ku jetojmë s’është e vështirë të besojmë që Albina e ka fituar me vota korrekte këtë çmim. Ajo po gëzon sepse e ka pasur të
qartë që pas mbarimit të “The Voice of Albania”, (ku s’fitoi e s’u bë dot ashtu si po përpiqej ta formatonte Elsa) se vetëm me folkun e shtëpisë ku u rrit, do të mund të çante në këtë treg. E të fitojë edhe një festival ku pati shansin që këtë herë çmimi t’i lihej i gjithi në dorë publikut. U siguruan meekë, me fushata apo me patriotizëm pak rëndësi ka. Kur popullit i lihet të zgjedhë siç ai di vetë./ CNA.al
Sulmi dhe shkatërrim i varrit të Mithat Frashërit është ru...
The Russians' collective responsibility for the invasion o...
The invasion of Ukraine by Russia has created a new se...
An observation and a friendly advice following the 61s...
The inauguration for the start of the works of a new N...
Analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka replikuar ndaj një ga...
Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Li...
On December 9, 2022, the Statement of the Board of Dir...
I have no doubts. Personally, I am fully convinced tha...
Every end of the year, it has become a media tradition...
(Një këshillë për deputeten Metaliaj!) Ndër lajmet e ...
I'm telling you quickly how I think about the work of the ...
The Russian invasion of Ukraine has finally made the Europ...
Revista “Time” shpalli “Njeriun e vitit” 2022 Volodymyr Ze...
I don't care how often I am forced to say it: The war in U...
Is the word illiterate an insult or not? What about th...
PD përkujton në mënyrën më të keqe të saj 32 vjetorin e kr...
Homazh për studentët e Dhjetorit ‘90! Çdo fillim Dhje...
Today, December 8, I decided to publish the official l...
On December 8, 1990, the first protest began, which gave a...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
New details have emerged regarding the murder that occurre...
The State Police has revealed details from the operation i...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Two crew members of a US military helicopter that crashed ...
Authorities in the city of Utsunomiya in Japan have captur...
The European Investment Bank and the European Commission h...
More than 300 migrants from Iraqi Kurdistan, who were tryi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...