110 years of Independence. What about national unity?
November 28, 2022: 110 years independent as an Albanian st...

What would happen if I, Arian Manahasa, Ndue Lugja, Blendi Gonxhja, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Mesila Doda, Mimoza Ferraj, Ilir Dizdari, Ridvan Peshkepia and dozens of other fellow students, who tried and fought in December '90 for pluralism and democracy, let's go to the Student City and if they would allow us to tell the TRUTH some of today's celebrants, most of them not born in those years...
Pas disa ditësh kalendari do të shënojë 8 Dhjetor! Është përkujtimi i përvitshëm për konfuzionin ideologjik, përkujtimi i përvitshëm i tollovisë kolektive dhe i aleancave nga më të çuditshmet që janë krijuar vitet e fundit. Njerëz me prejardhje e origjinë krejtësisht të ndryshme, bindje e pozicione të kundërta ideologjike, pozicionime e qëndrime nga më ekstremet, të stivosur nëpër parti politike, pa asnjë lidhje me Dhjetorin ’90 e me atë çka ai përfaqëson, megjithëse i ndajnë ndryshime kaotike, dalin e promovohen në përvjetorë të tillë.
Me një mënyrë të çuditshme, përvjetori i Dhjetorit ’90 vit pas viti dëshmon për bashkëekzistencat më të çuditshme të spektrit tonë politik, ndarjen ideologjike në bashkëekzistencë të votuesve të të gjitha forcave politike shqiptare; flertin e konservatorëve me liberalët, të “të djathtëve” me socialistët e “moderuar”.
Kështu arrijmë të lexojmë vit për vit komente ironike për Dhjetorin ‘90, jo vetëm të majta, “të djathta” apo centriste, por edhe nga ata analistë të palindur atëherë, të cilët me abstragime joshëse për veshin, por jashtë realitetit vënë në dyshim jo vetëm ngjarjet si ndodhën realisht, jo vetëm vrullin dhe idealizmin e atij brezi, por çorientojnë opinionin publik me urrejtjen e tyre, gjasme “realiste cinike”, me urrejtjen e tyre për atë që ata nuk do të bëjnë dot kurrë.
Fakti që evolucioni i një partie politike, apo karriera individuale e disa individëve protagonistë të asaj epoke, nuk është në nderin e përpjekjeve apo luftës që ata bënë në të shkuarën, nuk duhet të jetë shkak që të zerohen kontributet e tyre dhe të rishkruhet historia e shtrembëruar dhe me personazhe e protagonistë të dyshimtë e të gënjeshtërt.
Asnjë brez nuk ka dëgjuar kaq shumë kritika dhe glorifikim dhe asnjë brez nuk ka njohur një falsifikim të tillë në kontributin dhe praninë e tij në historinë moderne.
Nëse, siç thonë, brezat bashkohen nën ngjarje të mëdha, vetëm ky si element na bën të flasim për gjenerata në përgjithësi. Dhe kjo, pasi edhe, brezat e mëparshëm luftuan me mënyrën e tyre kundër diktaturës dhe represionit të tij brutal.
Dhjetori ‘90 kishte si dinamizëm brezin e 22-vjeçarëve të atij dhjetori, por ishte edhe fryt i takimit të shumë brezave në oborr, në shkallët e universiteteve, në vrasjet e intelektualëve, mendimit e vullnetit të lire në 45 vite.
Paternalizmi partiak, nilhilizmi partiak i krahut tjetër, tollovia e përditshme, përpjekja e disave që të shfrytëzojnë politikisht me një logjikë përvetësuese partiake Lëvizjen e Dhjetorit ’90 i kanë bërë shumë qytetarë të moderuar në një zhvlerësim historik të kësaj dite e epoke.
Natyrisht, kësaj situate i pararendi zhvlerësimi i thirrjeve tona atëherë “Liri- Demokraci!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, në versionin modern johistorik tejet zhvlerësues: ““Liri- Demokraci!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!- Komunizmi nuk u rrëzua ndonjëherë në Dhjetor ’90 dhe nuk jemi të lirë!””.
Brezi ynë e neverit një pretendim të tillë. Imagjinoni kur deklarata të tilla për mungesën e lirisë bëhen me të gjitha kamerat drejtuar mbi ta. Për fat të mirë, megjithë difektet e Demokracisë sonë, jemi të lire dhe mundet që lirisht të dëgjojmë të tilla idiotësi. Të gjithë ata që vazhdojnë avazin se “Komunizmi nuk ka vdekur në 1990, është njëlloj si të thonë se një diktaturë e egër si ajo që kishim ku askush nuk guxonte të fliste as me njerëzit e tij kundër regjimit është e njëjtë me mundësitë që kanë sot, kur çdokush mundet të postojnë në rrjete sociale çfarëdo budallallëku i vjen në mendje. Dhe jo vetëm ta postojë, por edhe të bëhet i famshëm nga budallallëku i tij. Të gjithë këta dëmtojnë demokracinë dhe fyejnë idealin e brezit të Dhjetorit ’90, me populizmin e tyre.
Kur jep argumente për të barazuar regjimin komunist me Demokracinë, kujt i shërben? Demokracisë apo regjimit të kaluar? Kur, në vend të qëndrosh me seriozitet dhe të analizosh problemet jo të pakta që ka sot demokracia jonë, të cilët e bëjnë më joshëse në sytë e autokratëve, me cilin je?
Kur nuk lufton e nuk përpiqesh të korrigjosh difektet që ka demokracia me cilin je?
Po, është e vërtetë, që autokracia, vjedhja, mungesa e përgjegjshmërisë, transparencës e llogaridhënies, varfëria, pabarazia, madje edhe uniformiteti i mendimit dhe i kritikës nuk shkojnë me demokracinë. Por cili është ndryshimi me diktaturën komuniste të para Dhjetorit ’90?
Dhe kështu vijmë në ditët e sotme, kur disa përpiqen të minimizojnë rëndësinë dhe vrullin e ngjarjeve të atij Dhjetori me një lloj revizionizmi tërbues, të majtë e të djathtë.
Dhjetori ’90, sipas tyre ishte çerdhja, pikënisja e atyre që shkatërruan vendin, duke nënkuptuar protagonistët e brezin e shumëpërfolur të “Dhjetorit ‘90”. Duke harruar që përcaktimi “Brezi i Dhjetorit ‘90” mund të përdoret vetëm si “një moment historik kohor”, pasi shumë pak morën realisht pjesë.
Nga ana tjetër dhjetoristët e 2014-s apo dhjetoristët e 2021-shit, turpërojnë këtë datë dhe demokracinë, reflekset demokratike të brezit tonë, me pretekstin se janë duke jetuar Dhjetorin e tyre, duke vandalizuar me patetizmin dhe zhvlerësimin e tyre jo vetëm atë çka përfaqësonte Dhjetori ’90.
Çfarë do të ndodhte në rast se unë, Arian Manahasa, Ndue Lugja, Blendi Gonxhja, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Mesila Doda, Mimoza Ferraj, Ilir Dizdari, Ridvan Peshkëpia dhe dhjetëra bashkëstudentë të tjerë, që u përpoqëm e luftuam në Dhjetor ’90 për pluralizmin e demokracinë, të shkonim në Qytetin Studenti dhe nëse do të na lejonin të thoshim TË VËRTETËN disa festues të sotëm, shumica të palindur në ato vite...
Ndërkohë, Dhjetori ’90 çdo vit e çdo përvjetor ka qenë shansi i artë e i pashfrytëzuar i politikës shqiptare, të tërhiqte elektoratin gri, i cili ka 32 vite që është i pastrehë, të riatdhesojë votues të moderuar dhe të bëhet zëri modern i logjikës dhe i përparimit.
Momentalisht politika shqiptare këmbëngul në strategjinë e pasqyrës, në të cilën çdo grup votuesish mund të shohë veten potencialisht.
Perhaps the time has come for politics to turn the mirror in the right direction./ CNA.al
November 28, 2022: 110 years independent as an Albanian st...
A few days ago, watching a youth debate on Euronews, I...
SPAK ended a "mandate" of the first president without anyt...
An agricultural specialist in the Government of Israel, wh...
Ambasadorët e BE në Tiranë duhet të jenë ndjerë në siklet ...
This question seems rhetorical if you refer to the TV ...
Until today, I have not seen any technical opposition ...
RIPËRTËRITJA E PROCESIT TË BERLINIT Në prezantimin e prog...
Dështimi ushtarak në Ukrainë po e dëmton stabilitetin e sh...
The mafia has a code of silence. This is written, inve...
The 250-year-old wickedness of the Ottoman Empire, Ser...
The first thing that has remained in my mind and that ...
Edi Rama's childish blunder to remove a comparative pa...
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...
Divjaka, Rinasi, Kukësi and the students What unites ...
The Port of Durrës, as the largest port in the country...
Everyone feels the need to talk about themselves, and ...
Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vi...
Luciano Boçi is one of the most prominent members of Parli...
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Pope Leo XIV arrived in Barcelona this Tuesday, in what ma...
Israel has bombed the city of Tyre, killing eight people a...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Two students and a teacher were injured in a stabbing inci...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...