What do Albanians need today?
In all the public statements of the opposition, in gat...

Rastësisht, në pritjen e organizuar mbrëmë nga ambasadori Peter Zingraf në ambasadën gjermane në Tiranë, ishte kënaqësi që takova disa nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Sigurisë Publike Rebani Jaupi, drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, drejtori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Pëllumb Seferi dhe Vullnet Topalli me një sërë detyrash në hierarikë e Policisë së Shtetit dhe atë bashkiake në Tiranë.
Aktualisht, policia shqiptare ka jo pak probleme dhe me të drejtë jo vetëm media por edhe qytetarët presin shumë. Janë disa ngjarje të rënda që e kanë tronditur thellë sigurinë në vend, por edhe më shumë se kaq besimin te policia.
Çdokush mund të bëjë një listë me emra përgjegjësish në polici për këtë situatë. Por, pavarësisht kësaj, ajo që dua të ndaj me publikun është se, rastësi apo jo, këta drejtues që takova mbrëmë kanë një emërues të përbashkët që unë si gazetar ua kam dalluar ndër vite dhe që është ndershmëria dhe profesionalizmi.
Ata që më njohin mua nga afër dhe në punë e dinë shumë mirë që këto fjalë që i shkruaj nuk kanë asnjë interes politik dhe personal, por është konkluzion i nxjerrë nga eksperienca në punë si gazetar. Në afër 25-30 vjet karrierë që ata militojnë në polici, pushtetet janë ndërruar disa herë, por ata falë këtyre dy cilësive, ata kanë qenë përherë pjesë e strukturave të policisë.
E them me bindje, sikur policia shqiptare të ketë ndershmërinë dhe përkushtimin e drejtuesit të saj Muhamet Rrumbullaku, sigurisht që ajo do ishte shumë më e mirë. E kam ndjekur si gazetar i kronikës së zezë këtë oficer që kur në vitin 1997 ishte komandant i policisë në Kombinat dhe që në atë mishmash që ishte vendi ai arrinte të vendoste rend dhe qetësi në atë zonë periferike të Tiranës.
Neritan Nallbatin nuk do harroj kurrë atë 14 shtator 1998 kur u bë ia pari polic që hapi portën e komisariatit 3 dhe po i pari doli në rrugë për të vendosur rendin e përmbysur nga ata që e kthyen Tiranën në tym dhe flakë.
Pavarësisht se mund të vritej, ai u shoqërua nga e gjithë trupa policore pa u dhënë urdhër por duke u thënë ky është momenti që duhet ta tregonin për për hir të asaj që përfaqësonin. E kam ndjekur Rebani Jaupin në vitet 1998-1999 si një oficer i ri në atë kohë që arrinte të zbulonte dhe zbardhte ngjarjet dhe ne gazetarët e rinj pak a shumë me moshën e tij habiteshim se si e arrinte këtë në kohë rekord.
Nuk e harroj Pëllumb Seferin që me gjuhët e huaja që fliste, jo vetëm vendosi kontakte që kurrë policia jonë nuk i kishte patur në histori, por kurrë nuk u bë palë me të kërkuarit që i kërkonte interpoli. Dhe në fund, jo për nga rëndësia, Vullnet Topalli, i cili kurrë nuk fali asnjë vartës dhe mik për hir të ndershmërisë në çdo detyrë që ka qenë. Ishte vërtetë kënaqësi që të takoja pesë policë nga më të ndershmit në polici.
Tani kanë mbi supe një detyrë edhe më të vështirë se ato që kanë mbajtur më parë. Por unë besoj te ndërshmëria dhe përkushtimi i tyre. Sikur të gjithë policët të ishin si këta, policia shqiptare do ishte më e mirë.
In all the public statements of the opposition, in gat...
As a rule, the government does not keep the promises i...
But anyway it is constantly opposed, as a horror...; ...
A donkey from those who are known in public for donkeys, t...
The Global Leader declared today that he will not impo...
To understand the depression of today's Albania, it is...
It is not a question of whether there are judges who h...
Male audiences are more interested in current affairs news o...
Here, the Democratic Party made its move, it gave us the p...
September 26, 2022, in Euronwes Albania, it is discussed w...
Meritocracy, accountability, fair trial, transparency,...
Those, those of the civil society, etc., who fight for...
Hetimet e thelluara të SPAK, me ndihmën edhe të ekspe...
During this week you will often hear the word that sta...
Larger and larger sections of the population liv...
This week marks 7 months since the start of the war in Ukr...
It's the joke of the movie "??????????????????????????...
The Administrative Court in Tirana did not surprise an...
Disa ditë më parë, zonja ambasadore e SHBA-ve në Tiran...
Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senator...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...