Protesta e Divjakës, kundër vetos qeveritare
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...

Edi Rama's childish blunder to remove a comparative parallel between what Arab millionaire Alabaar would do in Zagreb and what he is expected to build in Durrës, should not be seen as a deliberate deception. It is rather an effort fueled by the anxiety and insecurity of the one who will be grasping at a straw, to break the noses of opponents "without religion and faith", who accuse him of being a robber.
Nën këto ethe, kryeministri ka postuar direkt dhe pa e kontrolluar, një shkrim, që ia ka servirur ndonjë këshilltar avdall, të cilin e zënë shkronjat, ku thuhej se e njëjta kompani “Eagle Hills”, që do të marrë 800 mijë metra katrorë ndërtimi në Durrës, është mirpritur edhe në Kroaci, për të ndërtuar “Manhatanin” e Zagrebit.
Në “pavëmendjen” e frikshme të kryeministrit ka disa probleme. Si fillim, shkrimi i Birn që ai riposton ka datën 2019, ndërsa kompania që qeveria e tij ka shpallur investitor strategjik është themeluar vetëm një vit më parë. Pra, që këtu kuptohet se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë, ndonëse të dyja mbajën emrin “Eagle Hills”.
E dyta dhe më skandalozja, po të thellohej pak, Edi Rama do ta kishte mësuar se qytetarët me protesta e kanë përzënë Alabaarin, bashkë me projektin e tij nga kryeqyteti kroat. Pra, kullat e tij prej betoni, nuk janë “mirpritur” siç e servirte në mënyrë infantile ai, por në të kundërt, kanë mbetur vetëm në letër.
Por, duke u nisur edhe nga përgënjeshtrimi i tij, unë sërish këmbëngul, se pavarësisht nga amatorizmi që tregoi me postimin fillestar, Edi Rama nuk është nisur për të na gënjyer me qëllim. Sado i verbuar që të jetë nga lufta e momentit, ai e di se në këtë botë të ndërlidhur, hile të tilla zbulohen shumë shpejt. Ajo historia e periudhës së kovidit, kur e shiti një video të disa policëve afrikanë që shembinin në duru qytetarët e vet, si një ngjarje që ndodh në mes të Evropës, ia ka mësuar kaq gjë.
Por, nervoziteti i atij që është kapur me presh në duar, i ndërlidhur me sikletin e atij që e ndjen se është i pabesueshëm, e kanë bërë të gabojë. Me urgjencën dhe ankthin e dikujt që i duket se zbuloi një argument të favor të vet ai ka hedhur në treg një artikull që s’ka pasur nerva as ta lexojë.
I gjithë ky konfuzion e ka një shpjegim. Atëherë, kur ky projekt u promovua për herë të parë, në Tiranë u trumbetua plot zhurmë se këtu do të zbarkonte një kompani e madhe, që ka ndërtuar Dubain dhe Burjh Kalifën. Emaar grup, ku kishte aksione dhe monarkia e emirateve të bashkuara ishte garanci për një investim serioz.
Nisur nga ky lajm, u mbulua edhe darka e ministrave te Nusreti. Gazetarë të njohur, grupe televizive, reportazhe në TV kombëtare i bënë jehonë të stërmadhe këtij evenimenti. Ky gjigandizëm, i sponsorizuar politikisht dhe mediatikisht, justifikonte faljen e tokës publike, zhvendosjen e portit më të madh në vend, dhënien pa dilema të statusit të investitorit strategjik.
Por, kur ëndrra propagandistike mbaroi dhe njërëzit u ndëshën me realitetin prozaik të dokumentave, rezultoi komplet e kundërta. Emaar kishte avulluar dhe nuk figuronte kërkund. Muhamet Alabaar do investonte si person privat, përmes një kompanie pa emër, një pjesë e partnerëve të të cilës ishin regjistruar në parajsa fiskale.
Ajo që u premtua me bujë ishte mpakur si lëkura e shagrenit. Nga mbi dy miliardë që do investonte Emaar, Alabaar do hidhte vetëm 80 milionë, nga katërfishin e vendeve të punës që propogandohej me ardhjen e të parit, shifra qe reduktuar në 12 mijë, nga marina me e madhe në Mesdhe, kishte përfunduar në një port me 280 vende ankorimi.
Por lehtësitë, favoret, shkelja e kushtetutës, votimi i një ligji special nga kuvendi, marrja e pasurisë publike pa garë, ishin në proporcion me gjigandizmin e Emaarit dhe jo për kompaninë me kapital 100 mijë lekë, që ishte regjistruar për herë të parë në QKB-në shqiptare.
Mediat e tij dhe vetë Edi Rama kishin pompuar ardhjen e së parës (fotot poshtë).

Prandaj, pasi kjo fabul u diskerditua, kryeministri u detyrua ti nënshtrohej asaj shprehjes popullore të larjes së njërës jashtëqitjeje prej tjetrës, duke na servirur se edhe “Eagle Hill”, ishte shumë i famshëm. Ky siklet e çoi drejt gafës me “Manhatanin e Zagrebit”.
Natyrisht, thënë këtë, duhet pranuar se Muhamet Alabaar nuk është askushi. Ai ka qenë themelues dhe CEO i kompanisë së famshme që u propogandua në fillim, prandaj as eksperienca, as aureola e tij nuk të bëjnë të konkludosh, me një të rënë të lapsit, se aventura e portit të Durrësit do të jetë e barabartë me një dështim apo grabitje.
Ama, nga mënyra se si është proceduar, nga metodat me të cilat është mashtruar publiku, gjithkujt i lind e drejta të dyshojë. Edhe më të mëdha, bëhen këto dilema kur kujton se skandalet më të bujshme të kësaj qeverie janë gatuar në mënyrë të tillë. Që nga mashtrimi me DH Albania për unazën e re, e deri tek ai për inceneratorët, fillimisht janë premtuar kompani me emër ndërkombëtar, për të përfunduar pastaj tek firma anonime të fshehura në parajsa fiskale.
Pra mjafton kjo teknologji e përsëritur, që kushdo që ka pikpyetje të mos jetë automatikisht një “rublaxhi, pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe”, por dikush që i djegur nga hajdutllëqet e së shkuarës, tani është i prirur ti fryjë edhe kosit. Në vend që ti qetësonte këto dyshime, me impulsivitetin infantil të ‘Manhatanit të Zagrebit”, Edi Rama i shtoi edhe më shumë ato./ CNA.al
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...
Divjaka, Rinasi, Kukësi and the students What unites ...
The Port of Durrës, as the largest port in the country...
Everyone feels the need to talk about themselves, and ...
Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vi...
Luciano Boçi is one of the most prominent members of Parli...
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...
Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës: 1. ...
We Albanians are strange. We have the questionnaire te...
A friend asked me this morning: "Hello Endri, since I ...
TV in competition... -Klan believes that it is govern...
Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe ...
Hello Albanian! Greetings to you Albanians who expell...
Dita e shumëpritur erdhi! Është ditë shprese e jete. Ditë ...
Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuç...
Ismail Kadare in his essay "On crime in the Balkans", ...
Ti që je prind dhe pret një fëmijë, duhet ta dish se p...
Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama. Asp...
Yesterday, "Captain" Irfan's media returned to attack expo...
Ashtu siç pritej, ka një interes të jashtëzakonshëm për pr...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
President Donald Trump has accused Iran of shooting down a...
Pope Leo XIV arrived in Barcelona this Tuesday, in what ma...
Israel has bombed the city of Tyre, killing eight people a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...