LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur i burgosuri i kërkon llogari Ministrit të Drejtësisë!

2022-10-31 13:43:00, Opinione Ernest Marku

Kur i burgosuri i kërkon llogari Ministrit të Drejtësisë!

Sot, ne Komisionin e Sigurisë, i burgosuri me vendim gjykate Ervin Salianji i kërkonte llogari Ministrit te Drejtësisë. Një rast sa absurd edhe i pakuptimtë. Një person i dënuar me burg, me vendim gjykate vazhdon të paguhet si deputet nga taksat e shqiptareve, të cilët në shumë raste, përfundojnë në burg për vepra penale shumë herë më të lehtë sesa ajo e kryer nga Ervin Salianji.

Sot, sistemi penitenciar ka pësuar reformën më të madhe që ka njohur ndonjëherë, jo vetëm në cilësinë dhe trajtimin e të burgosurve por edhe te rritja e pagave për punonjësit e burgjeve. Dhe kjo nuk është për të mos u vlerësuar. Ndersa fakti i mosveprimit të gjykatës se Apelit për të dhënë një vendim prej më shumë se tre vitesh është për gjykuar. Qytetarët nuk mund të kërkojnë llogari se përse kokat e krimit qëndrojne në Dubai sepse është zgjedhje e një tjetër shteti dhe qytetarët shqiptarë nuk mund ti kërkojnë llogari qeverisë së Arabisë Saudite por qytetarët shqiptarë duhet ti kërkojnë llogari qeverisë së Shqiperisë se përse një person i dënuar prej tre vitesh me burg, jo vetëm që nuk është në burg, por përfiton dhe paguhet nga taksat e shqiptarëve./CNA.al

10:28 Opinione Lutfi Dervishi

Upside down!

Imagine a country where the policeman fears the thug, the pr...

15:25 Opinione Luçiano Boçi

To "kill" murder

I am still not convinced of the justice of taking this...

11:51 Opinione Hysni Gurra

Bashkimi me

Pati disa zëra publikë, por edhe drejtues të PD-së reale p...

20:01 Opinione Lutfi Dervishi

Kiko: Resign!

The news that the Minister of the Interior had resigne...

Lajmet e fundit nga