LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kiko: Resign!

2022-10-19 20:01:00, Opinione Lutfi Dervishi
Kiko: Resign!
Illustrative photo

The news that the Minister of the Interior had resigned only 43 days after taking office shocked Kiko so much that the expression: "Don't muzzle me like a monkey" seems to have come out just for this occasion.

Reason for resignation: The minister had sent an official material to a fellow MP from a private email address. Upon realizing the mistake, he notified the authorities and immediately resigned from his position.

Oh my God! I am surprised how these Englishmen have conquered half the world with these actions of children.

Kiko, while eating a capricious pizza, immediately decided to write a letter to the capricious former Minister of the Interior.

E nderuar zonja Suella Braverman,

Jam thellësisht i indinjuar nga dorëheqja që ju keni dhënë sot për shkak të një emaili. Ky veprim më duket më i rëndë se votimi referendar pro Brex-it në qershor të vitit 2016.

Si mund të jepet dorëheqja për një email?

Në vendin ku unë kam nderin të jetoj prej vitesh, ka një praktikë të konsoliduar sa i përket çështjeve të dorëheqjeve dhe të ashtuquajturve skandale.

E para, dorëheqja jepet kur ta kërkojnë. Këtu për shembull gjenden mënyrat për të njoftuar zyrtarin se “ka dhënë dorëheqjen dhe dorëheqja është pranuar”.

E dyta, nuk është në kopetencën tuaj e nderuar zonjë të shkruani ju tekstin e dorëheqjes. Si rregull këtu, tekstin e dorëheqjes e shkruan shefi. Detyra e të dorëhequrit është të shkruajë letrën e falënderimit për shefin.

E treta, që ka të bëjë edhe me thelbin e çështjes. Si mund të jepet dorëheqje për një email? Këtu emailet e të gjithëve kanë përfunduar në telegramin e hakerave, këtu shteti digjital është vënë në shitje për 100 dollarë dhe jo vetëm që nuk ka dorëheqje, por as që i ka shkuar ndërmend njeriu për këtë gjë.

E katërta: Nuk mund të quhet skandal, siç e vetëquani ju një gabim, madje nuk është as gabim. Ka rregulla se çfarë quhet skandal. Si mund të jetë skandal një veprim që nuk ka asnjë efekt financiar?! Zero. Si mund të jetë skandal një veprim që nuk lënduar askënd?! Si mund të jetë skandal një veprim që nuk ka shkelje ligji?! Ju lutem zonjë! Me këtë veprim po krijoni konfuzion në opinionin publik.

E pesta: Edhe nëse krijohet ndonjë skandal, se njerëz të gjallë jeni- nuk ka pse të jepet dorëheqje. Këtu, në këtë vend të vogël për gjëra shumë të mëdha përgjigja është e gatshme: “Ja kemi lënë në dorë drejtësisë”. “Ta lemë drejtësinë të flasë” etj etj. Dhe Drejtësia këtu flet dhe thotë: “Është çështje e komplikuar dhe po hetohet”. Nuk ju falet ky nxitim sepse ju zonjë keni qenë edhe Prokurore e Përgjithshme në vendin tuaj të nderuar.

E gjashta: Çështja juaj e nderuar zonjë, është vërtet shumë e komplikuar se këtu në vendin tonë, askush nuk do ta kuptojë se pse keni dhënë dorëheqjen. Dhe me këtë veprim të pakuptueshëm ju i hapni rrugë teorive konspirative. Sikundër e dini, për çështje të komplikuara teoritë konspirative japin shpjegime të thjeshta.

E shtata dhe më e rëndësishmja. Si mund të jepni dorëheqjen në një kohë që lufta në Ukrainë është kulmin e vet. Si mund të jepni dorëheqjen kur dimri që na pret nuk dihet sa dimër do të jetë?

E teta dhe e fundit: Unë po ju shkruaj i shqetësuar, jo për fatin tuaj se një njeri që ka studiuar në Sorbonë, që ka qenë këshilltare e Madhërisë së Saj që ka qenë edhe Prokurore e Përgjithshme, nuk besoj se nuk ka të ardhme. Por unë kam frikë se shembulli juaj mund të ndiqet edhe këtu në Shqipëri dhe nuk do të  mbetet njeri nëpër zyra. Në kushtet kur shteti digjital e kanë në dorë hakerat kjo do të ishte më shumë se tragjedi.

Më vjen keq që jam kaq i drejtpërdrejtë, por jeni treguar krejt e papërgjegjshme.

Në fund ju bëj thirrje të dorëhiqeni nga dorëheqja sa nuk është vonë.

Otherwise, I will be forced to call on the boys of Has and Kukes to exert positive influence so that you, dear lady, will consider resigning.

No respect to you,

Kiko Monkey (K. M)

The hand itself.

Post script:

I am ready to come in rowboats to England and convince you of the truth and kindness of my words.

13:55 Opinione Lorenc Vangjeli

Dilema tunduese/

Nga Lorenc Vangjeli Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekz...

10:58 Opinione Ermal Mulosmani

Edi Rama and Kosovo

This yesterday's incident between Rama and Albin Kurti fin...

Lajmet e fundit nga