LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Two plus tips on how to make it this winter

2022-10-03 15:47:00, Opinione Lutfi Dervishi
Two plus tips on how to make it this winter
Journalist Lutfi Dervishi

As a rule, the government does not keep the promises it makes, but the promise that this will be a difficult winter should be taken seriously. The energy crisis, food crisis, high fuel prices, etc., can not only be faced, but we can come out of this winter richer if we consider only 3 tips.

1. No more warm showers.

The Romans, who once ruled most of the world for 500 years, are not only known for their military, institutions, Latin and law, but above all for their cold showers. The cold shower has been the secret.

Ka plot studime që tregojnë se dushi i ftohtë i bën shumë mirë shëndetit. Nëse hiqni spinën e  dushit, jo vetëm do të kurseni para duke paguar më pak, por do të kurseni para se nuk do të shkoni më kurrë te doktori. Madje do të kurseni edhe aty ku nuk ju ka shkuar mendja kurrë.

Eshtë provuar tashmë se dushi i ftohtë ka të njëjtin efekt në trup me pirjen e kafesë. Pra, në mëngjes në vend që të shpenzoni kohën dhe lekët në kafene, mjafton një dush i ftohtë. 30 ditë nga një kafe e kursyer minimumi bëjnë 20 mijë lekë në muaj, në një vit bëjnë 250 mijë lekë dhe kur flasim për vizion 2030 bëjnë e pakta dy milionë lekë. Ja kështu, milionat nuk bëhen duke kursyer miliona, por duke kursyer edhe aty ku kurrë nuk të ka shkuar mendja.

Ngrohja e ujit është 25% e faturës së energjisë. Pra kushton më shumë edhe se fatura e korrupsionit që njëherë e një kohë ishte 20%. Ja edhe disa miliona të tjerë të kursyer dhe kur të vijmë në vitin, vizion 2030 të gjithë do të jenë milionerë.

Me dushin e ftohtë nuk fitojnë vetëm qytetarët, por edhe vetë qeveria. Motoja: individ i fortë, shtet i dobët, do të tranformohet në: individ milionerë, qeveri miliardere.

Me aplikimin masiv të dushit të ftohtë, individët kursejnë qindarka, ndërsa qeveria kursen miliona. Do të shpenzohen më pak në spitale dhe madje mund të arrijë deri aty sa qeveria  të bëj të pamendueshmen të anullojë koncesionin e chek-up. Por, kjo nuk është në dorë të qeverisë, por në dorë të popullit.

E fundit në këtë pikë, sipas një teorie konspirative shumë të besueshme dushi i ngrohtë është shpikje e Bill Gates dhe industrisë farmaceutike. Me dushin e ngrohtë- synimi ka qenë dobësimi fizikut të njerëzve.  Burrat nuk janë më aq të fuqishëm për punët që duhet të bëjnë, gratë harrojnë të dalin nga dushi, rinia as që mendon për mësimet dhe pensionistët janë vetëm për të blerë ilaçet dhe për të bërë vaksinat. Bill Gates me shokë e kanë shpikur dushin e ngrohtë për të ngrohur xhepat e tyre dhe për të shkatërruar familje, kombe dhe shtete. Dushi i ftohtë është në të njëjtën kohë edhe “dush i ftohtë’ ndaj Gates, Masonëve dhe gjithë atyre që komplotojnë kundër njerëzimit.

2. Ushqimi

Një fjalë e urtë popullore thotë se “barku është vëllai i detit”. Hamë që të rrojmë dhe nuk rrojmë që të hamë -thonin grekët dhe “bukën e përditshme falna sot” është edhe lutja e miliona të krishterëve.

Lufta për bukën është luftë për socializmin- thonim dje, por sot  në kushtet e luftës në Ukrainë, lufta për bukën është luftë për kapitalizmin. E keni parë që kemi nisur të mbjellim arat prapë me misër dhe grurë? Po kthehemi te “Bagëti e Bujqësi”. A mendoni se e ardhmja jonë është Shqipëria blegtorale?

Për të ndalur këtë kthim prapa është e domosdoshme që t’i shpallim luftë ushqimit. Ndryshe nga lufta me armikun e padukshëm, (koronavirusin) apo përballja me agresionin e iranianëve kjo luftë është më e lehta dhe përveç se detyrë është edhe nder që i bëjmë atdheut. Nuk kërkohen sakrifica të mëdha. Nuk kërkohet nga ne të bëhemi hakerë dhe të përballojmë hakerat iranianë, as lipset  të qëndrojmë mbyllur në shtëpi, thjesht të mbyllim gojën dhe të kujtojmë që “goja nuk është vetëm për bukë”. Me një fjalë agjërim. Ramazan 12 muaj.

Të mirat nga agjërimi janë komplementare me të mirat nga dushi i ftohtë.

Si fillim mund të provoni një ditë ushqim dhe një ditë agjërim. 

Agjërimi lufton obezitetin dhe sëmundjet kronike. Agjërimi rregullon jo vetëm nivelin e sheqerit, dhe rrahjet e zemrës, por rrit edhe nivelin e të ardhurave.  Shqiptarët konsumojnë 70% të rrogës për ushqim- thotë Eurostat. Nëse me dushin e ftohtë shqiptarët bëhen milionerë, me agjërimin e sigurtë është që do të bëhen miliarderë. Ky nuk është premtim, nuk është fantazi, por është thjesht matematikë. Merrni lapsin dhe mblidhni sa kurseni në muaj me 70% të rrogës, shumëzojeni me 12, pastaj shumëzojeni me 8 deri në vizion 2030 do të keni para më shumë se Elon Musk dhe Jeff Bezzo të marrë së bashku. Fjala sheik, sinonim i të miliarderit do të zëvendësohet me fjalën “shqipo”. 

Me dushin e ftohtë dhe agjërimin, fjala e urtë: mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, merr kuptim tjetër dhe shqiptarët nga punët e rëndomta dhe kafenetë kthehen te IT dhe Inteligjenca Artificiale. Gjithkush e vë trurin në punë për punë të mëdha për njerëzimin dhe jo për gjëra banale si sigurimi i ushqimit.

2+ Kursim edhe aty ku nuk ta pret mendja

Ka plot njerëz që kanë alergji nga fjala kursim dhe nuk e vrasin mendjen. “Nuk kemi se çfarë të kursejmë -thonë dhe për t’i vënë kapak “argumentit” të tyre shtojnë: “ka shkuar aty ku nuk mban më”, “ka vajtur thika në palcë”, “ishim mirë kur ishim keq” etj etj.  Kjo mendësi, siç thonë francezët “është më shumë se krim, është gabim”

For example, since we are also in the wedding season, have you heard the song so beloved: "ch'op bien tri dajre moj nane"...? Why do three tambourines sound? Let only one tambourine sound. We save two tambourines. (If the wedding was very important, let two more chimes, but there is no reason to ring three tambourines). At least until we get through this winter.

Lajmet e fundit nga