Bananas hidden in cocaine are discovered
A significant amount of bananas was seized this Thursd...

Deputeti Bujar Leskaj ka publikuar një video nga komisioni i ekonomisë dhe ka shtruar disa pyetje për ministren Anila Denaj.
Leskaj i kërkon Denajt të bëjë një krahasim ndërmjet borxhit për frymë të qytetarëve shqiptarë në vitin 2013 dhe vitin 2022.
Kjo sepse sipas tij, borxhi për frymë i qytetarëve ndërmjet kësaj kohe është rritur me 80% për frymë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai thekson se kjo gjë ka ndodhur pasi programet bëhen me “tigan e kazan”.
Statusi i plotë i Leskajt:
Kur programet bëhen me “tigan e kazan”!
1- Zonja ministre, a mund të më bëni një krahasim ndërmjet borxhit për frymë të qytetarëve shqiptarë në vitin 2013 dhe vitin 2022?
Dhe në rast se ky borxh për frymë i qytetarëve shqiptarë do të rezultojë në një rritje 80%, a nuk është ky një tregues i falsitetit të pretendimeve tuaja dhe të qeverisë për rritjen e mirëqenies së shqiptarëve?
2- Ju keni deklaruar këtu në buxhet uljen e borxhit publik për këtë vit në 67.5% dhe folët edhe për një eurobond që pritet të merrni, etj. Ne jemi në kohë krize dhe, jo vetëm ne, por është e gjithë bota. Siç kuptohet edhe interesat e eurobondit do të jenë edhe më të larta. Interesat e borxhit pritet të rritem rreth 20% më shumë se sa viti aktual, ose 61 miliardë lekë. Atëherë këto pritshmëritë tuaja për uljen e borxhit nuk ju duken tejet ambicioze, apo jenë pjesë e megamashtrimit që ju kenio ndërtuar nga 2013 e deri më sot?
Pasi në fillimet e 2013-2017 ju deklaronit që borxhi do të shkojë në 60% të PBB-së në programin që dolët me “kazan”. Edhe në programin 2017- 2021 bëtë të njëjtën gjë dhe, për çka mbani ju përgjegjësi tek programi i fundit i vitit 2021 ju e keni të shkruar, e zeza mbi të bardhë që synoni deri në fund të mandatit uljen e borxhit deri në 60% të PBB-së.
Sa besim mendoni ju se duhet të kenë qytetarët tek një qeveri që nuk i ka mbajtur premtimet e veta në këto 9 vite dhe premton sërish ulje borxhi?
3- Ne flasim për treguesit që jep ministria e financave, të cilat thonë se borxhi është 70% i PBB, ndërkohë që ne si opozitë dhe specialistë të tjerë themi se borxhi është 100% i PBB.
Këto detyrimet që ne shprehim se duhet t’i shtohen borxhit publik, qëndrojnë si detyrime dhe nëse i shtohen borxhit publik, a nuk shkon ky borxh në 100%?
Konkretisht flas për detyrimet e prapambetura që juve ju rezultojnë me një stok prej 15.5 miliardë lekë; detyrimet e akumuluara të Ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizimeve, të cilat rezultojnë të jenë rret 21.9 miliardë lekë, detyrimet e tjera kontiogjente nga vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, të cilat shkojnë rreth 430 milionë euro dhe kanë tendencë rritjeje; detyrimet kontigjente për koncesionet e PPP, të cilat llogariten në 1.57 miliardë euro ose 13.7% e PBB-së; detarimet e ndërsjellta të ndërmarrjeve energjitike në vlerën 144 miliardë lekë. Pra, nëse këto shifra i shtohen borxhit, a nuk shkon borxhi 100%?
4- Një pyetje, e cila mund të konsiderohet retorike. A duhet të shqetësohemi ne për faktin se sa është fuqia ripaguese e vendit tonë? Sa të qëndrueshme janë rrjedhjet e ardhshme të parasë?/ B.A. - CNA.al
A significant amount of bananas was seized this Thursd...
As in the summer, when the prime minister was involved in ...
Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të g...
A while ago, a colleague, a well-known figure in the m...
Due to the great importance of the May 14 elections, I cal...
Shqipëria është një komb shumë i vogël për të patur një shkr...
After he was nominated as a candidate for mayor, because h...
In the closing speech of the Conference on the Future of E...
Sot, ne Komisionin e Sigurisë, i burgosuri me vendim gjyka...
The departure of the people is a really big problem. Village...
Let's make Albania like Kosovo! Vietnam, Albania, Kosovo!...
The news that a Czech tourist was caught on the perimeter of...
Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi...
Lajmi se katër kineze u ndaluan nga policia shqiptare ...
This is the biggest dilemma of the democrats, who, as ...
Yesterday, during my professional engagement, I met one of...
Kiko Majmuni (K.M) vendosi që pushimet e vjeshtës t’i ...
Imagine a country where the policeman fears the thug, the pr...
I am still not convinced of the justice of taking this...
I searched for a few days on the Internet to learn som...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...