LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bakshishi i mjekut dhe bakshishet e Edi Ramës

2023-02-04 15:04:00, Opinione Ilir Levonja

Bakshishi i mjekut dhe bakshishet e Edi Ramës

Sa lekë mori mjeku? 150 mijë. E arrestuan me vrap.

Madje gjithçka u bë e mundur përmes një aksioni të infiltruarish. Operacioni mjeku. O pika ju.

Edi Rama dha 225 mijë dollarë që po t'i kthesh në lekë janë një mal me para. Po asnjë lloj operacioni nuk është koduar. Askush nuk e merr mundimin ta çoj nëpër mend.

Madje edhe një komision hetimor parlamentar nuk ngrihet dot. Një interpelancë parlamentare që është detyrim kushtetues në demokraci, nuk arrihet të bëhet. Janë mbushur studiot me lloj lloj llafollogu që ulin e ngulin pretekse idjotësh.

Nuk ka fakte, nuk ka prova. Janë hetime të mbyllura. Do e bëni Amerikën si vetja etj. Nuk ka mbetur web e stacion televiziv pa kërcëllitur dhëmbët. 225 mijë dollarë rryshfet nga Edi Rama, nuk janë fakt. Por ama 150 mijë lekë që mori mjeku, janë.

Nga ana tjetër gangrena e ikjes, ku përfshihet edhe mjeku, po ecën me ritme të tmerrshme. Studiot dhe webet kurrë nuk lançojnë programe ku të frenohet ikja.

Shqiptarët e kanë marrë me shumë sportivitet braktisjen e vendit, edhe pse kanë mbetur në masë alarmante prindër të vetmuar, gjyshër të përvëluar. Kaq shumë i ka marrosur mllefi politik sa janë gati të vdesin për surratin e Edi Ramës.

Vetë kryeministri kërcënonte me gisht infermierët që gjoja shkolla e tij po i përgatit për Gjermaninë.

Shkollat janë të Shqipërisë Edo, nuk janë të tuat. Ka një batalion arsimtarësh e kuadrosh që kanë tretur jetën e tyre në hartimin e metodollogjive a teksteve, kuadrit ligjor dhe laicitetin e fisnik të institucionit të edukimit.

Nuk janë pronë e jotja, janë e Shqipërisë. Por kështu ndodh veç aty pasi vjen dikush në pushtet, si puna jote dhe gjithçka kombëtare e trajton me pordhët personale.

Një kryeministër normal duhet të shpalli programe emergjente frenimi të fenomenit dhe jo të kërcënoj.

Duan paga më të mira, bëje të mundur.

Duan kushte normale pune, siguracion, kontratë noteriale, mbrojtje ligjore etj., bëje të mundur. Ja pse ikin në Gjermani. Se i gjejnë pikërisht këto. Jo se duan Gjermaninë më shumë se vendin e tyre.

Duan mirëqënien dhe dinjitetin, kaq. Po mjekësia dhe problemi i mitdhënies a mitmarrjes është një kulturë vrastare kombëtare që kurrë nuk u mor mundi me një program serioz qeveritar.

Por edhe kur hidheshin ide, vjen një si puna jote dhe shpik check-up revolucionare të tipit Beqja, me tendera fiktivë, për të përfituar fonde për blerjen e votës.

Pasi vendi jonë Edo, nuk voton më, por ofron votën si pecet e gjoja letrës me vlerë për një thes miel. Ka vdekur gjithçka. Ndaj sot vlojnë webet me pastrueset, rrëfimet, me gjoja bashkëpunim me drejtësinë etj.

Si skupe për të mbuluar faktin më të madh shekullor, rryshfetin tënd. Një mal me para. Dhe ti as nuk e çon nëpër mend të dorëhiqesh.

Por as drejtësia nuk vjen e të të vëri prangat. Shkojnë tek mjekët. Infiltrojnë agjentë. Miniera e arit është tek ju, jo tek mjekët. Pika drejtësinë shqiptare.

15:24 Opinione Agim Xhafka

Për Korçë me motorr

Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh,...

Lajmet e fundit nga