LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alo nënë! Jam yt bir, dëshmori i Kosovës Taulant Nura

2022-11-02 21:06:00, Opinione Arsen Rusta
Alo nënë! Jam yt bir, dëshmori i Kosovës Taulant Nura
Punonjësja Aurona Pelaj duke dhunuar të moshuarën

Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të gjithë ju, qoftë e vitet e fundit të pleqërisë.

Të jetoje me çmbetën pas e çdo vinin në Kosovë e Shqiptari, edhe me infermjerët, pa e ditur se ato do ishin vrasëse "TikToku".

Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot, atëherë nga plumbat e pushtuesit, ti nga shuplakat dhe të qeshurat e rinisë së degraduar sot me uniforma shëndetësore.

Media nënë, edhe këndej në botën e përtejme po flet si u dhunove ti, por këtu askush s’reagon nënë.

Alo nënë! Jam yt bir, dëshmori i Kosovës Taulant Nura
Familjarët duke marrë të moshuarën nga azili

Por mos u mërzit, është njësoj si aty tek bota juaj. Reagojnë në Facebook, rrjete e statuse nënë. Por kujtohen për ty veç pas qametit. S’reagojnë me parandaluar e rregulluar.

Ej moj nënë të morën nga azili motra e dhëndri pasi të vranë çupulinat!!! Por pse të çuan kur ishe gjallë!!!

Eja nënë se vdekja është më e lehtë dhe e bukur se braktisja.

Po lajme ke parë nënë? Askush s’u kujtua për mua dëshmor e nënën time të ve.

Alo nënë! Jam yt bir, dëshmori i Kosovës Taulant Nura
Dëshmori i Kosovës, Taulant Nura

As sot nënë: Pse shkove ti aty? Si trajtohesh ti e nënat e Kosovës e Shqipërisë.

Por fill pasi të vranë me shuplakat e jo humanëve u kujtuan që je nëna ime, e dëshmorit Taulant Nura.

Ja fiks si lajmi kur përcundohen gjysh e gjyshe për ca klikime.

Nënë të përqafoj, por as tre ditë dhe ti do harrohesh si në media, ashtu edhe në njerëzit që mbijetojnë e kanë harruar të jetojnë.

10:17 Opinione Ditmir Bushati

Strategic intimacy!

In the closing speech of the Conference on the Future of E...

10:28 Opinione Lutfi Dervishi

Upside down!

Imagine a country where the policeman fears the thug, the pr...

15:25 Opinione Luçiano Boçi

To "kill" murder

I am still not convinced of the justice of taking this...

11:51 Opinione Hysni Gurra

Bashkimi me

Pati disa zëra publikë, por edhe drejtues të PD-së reale p...

Lajmet e fundit nga