LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Are we to believe that crystals have magical powers?

2023-01-26 14:01:00, Opinione Miron Çako
Are we to believe that crystals have magical powers?
Illustrative photo

Today, as a growing trend, more and more people are wearing crystals believing that they have an impact on their psycho-physical and social life.

But let's first clarify what crystals really are and do they really have power for the good of people. The word "Crystal" comes from the Greek "krystalos", which translates as pure, transparent.

Kristalet janë gurë të ndërtuar nga struktura të rregullta molekulare, që i bën të veçanta dhe formojnë modele të rregullta gjeometrike në forma dhe ngjyra të ndryshme. Renditje e rregullt e njësive ndërtuese të kristalit formon rrjetin kristalor, i cili përbëhet nga celulat elementare.

Celulat elementare mund të kenë formë të prizmit (paralelepipedit) të drejtë ose të pjerrët. Duke u bazuar në simetrinë e celulës elementare ekzistojnë shtatë sisteme kristalore: Kubik, Triklinik, Monoklinik, Rombik, Tetragonal, Hekzagonal dhe Romboedrik.

Varësisht nga natyra e lidhjes kimike midis tyre, kristalet mund të jenë: kovalente, molekulare, jonike dhe metalike. Kristalet klasifikohen si gurë të çmuar ose gjysëm të çmuar, të cilat ndër shekuj kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe që janë përdorur që prej lashtësisë. Sot ekzistojnë afërsisht rreth 130 lloje apo dhe më shumë gurë të ndryshëm kristalor.

Përveç si bizhuteri, njerëzit i kanë përdorur ato edhe si gurë me veti shëruese trupore d.m.th. i kanë personifikuar sikur të kenë ndikim magjik, për problemet me tretjen, për nxitjen e sistemit imunitar, për një gjumë të qetë etj. Po ashtu, ato janë përdorur edhe për probleme psikologjike, si për të larguar stresin dhe për të nxitur vetëbesimin, për pastrim shpirtëror, për mbrojtje nga energjitë negative magjike dhe për shumë pretendime të tjera.

Are we to believe that crystals have magical powers?

Më konkretisht, duke u bazuar tek ata që i besojnë fuqive magjike të kristaleve, ato klasifikohen në:

-Diamant: që besohet se e bën një person të pathyeshëm, që mbron nga magjia, që reflekton energjinë negative përsëri te dërguesi i tij, ndihmon për ta mbajtur mendjen të pastër dhe të përqendruar si dhe forcon të menduarit abstrakt.

-Safir: i cili ka aftësi për të mbrojtur dhe shëruar pronarin e saj, për të zhvilluar talentet dhe cilësitë e tij më të mira.

-Akuamarini: që forcon shpirtin e një personi dhe ekspozon mashtrimin.

-Almandini: besohet se energjia e Almandinit ndihmon në zbutjen e ankthit, panikut dhe frikës, dhe ndihmon për të ruajtur qetësinë dhe kontrolluar veten në situata të ndryshme.

-Ametisti. Ametisti mbron pronarin nga tundimi i vjedhjes, pirjes dhe intemperancës.

-Andaluziti: në mënyrë metafizike, ky gur ka energji të fuqishme mbrojtëse dhe krijuese. Ndihmon pronarët që të shohin problemet nga të gjitha anët, në mënyrë që të ekuilibrojnë krijimtarinë me prakticitetin, etj.

Lista do të ishte shumë e gjatë dhe mund të themi se për çdo aspekt fiziologjik,  psiqik dhe shoqëror është përshtatur një lloj i caktuar guri kristalor.

I gjithë ky përdorim terapeutik psiko-somatik i kristaleve, sipas atyre që besojnë tek ato është sepse kristalet  trasmetojnë energjinë e universit, një energji e cila është duke u dridhur vazhdimisht dhe kjo frekuencë është e ndjeshme ndaj çdo ndryshimi në mjedis duke shkaktuar çrregullime tek mjedisi ose tek njerëzit. Por, kristalet për shkak të strukturës së tyre të rregullt e kanë trasmetimin e kësaj energjie kostante pavarësisht nga dridhjet dhe anomalitë.

Kështu sipas kësaj logjike  kristalet shikohen dhe përdoren nga ithtarët e tyre si rregullatorë të anomalive energjitike për shkak të frekuencës së energjisë kostante që ato kanë, prandaj dhe ndikimi i tyre tek trupat, mendjet dhe shpirtrat e njerëzve është sipas tyre shkencor dhe i besueshëm dhe kjo varet nga madhësia, ngjyra edhe lloji i kristaleve.

Përdoruesit e kristaleve besojnë se këtë energji kostante ato e trasmetojnë në qendra energjitike të trupit, ose "çakrat" që janë si disa pika të hapura të njeriut nga koka tek këmbët ku energjitë e universit futen tek trupat njerëzor, që për budizmin janë pesë dhe për hinduizmin janë shtatë. Sipas feve lindore  në këto çakra ndikojnë energjitë e universit dhe planeteve tek trupat dhe mendjet njerëzore. Kështu, kristalet mbahen në këto pika për të korrigjuar disbalancat energjitike të universit, prandaj nga përdorimi i tyre ndikohet dhe ndryshohet edhe gjendja psiko-fizike e njeriut.

Are we to believe that crystals have magical powers?

Përdorimin e kristaleve e gjejmë shumë të përhapur tek paganizmi, ku e trajton materjen si të përjetshme dhe e adhuron atë, ose në fetë lindore si hinduizmi, budizmi, që në doktrinën e tyre besojnë në një perëndi inpersonale (jo person) ose në një energji universale, që ndikon në natyrë edhe tek njerëzit në mënyrë të pavetëdijëshme.

Përdorimi i kristaleve kërkon edhe rekomandim nga specialistët e tyre, si mag, guru, etj  të cilët pretendojnë se kanë dijet dhe njohuritë për të dhënë rekomandime për përzgjedhjen e ngjyrës, madhësinë e kristalit etj, në mënyrë që t’i korrespondojë sëmundjes dhe problematikave dhe çakrave që janë të lidhura me to.

P.sh. njerëzve me ankth u rekomandohet kristal i errët që i korrespondon çakrës “Muladhara” ose “Çakra Rrënjë”, që e vendosin në bazën e kolonës vertebrale, në pjesën e fundit të kurrizit. Ajo sipas tyre ka të bëjë me instinktin, sigurinë dhe mbijetesën dhe ndikon në fushën e jetës të lidhur me karrierën dhe financat. Një ç’ekuilibër mund të çojë në ankth dhe pasiguri.

Edhe pse kristalet po gjejnë një përdorim gjithnjë e më të madh si objekte me veti shëruese, shkencërisht ndikimi i kristaleve në terapinë shëruese të sëmundjeve psikoko-somatike të njeriut asnjëherë nuk është vërtetuar shkencërisht, por ndikimi i tyre është parë më tepër si psikologjik, si një autosugjestion ose një fiksim tek njerëzit dhe ky efekt quhet “placebo”, dmth duke shpresuar tek kristali individi e përqëndron mendjen tek problemi dhe kështu i kanalizon të gjitha energjitë mendore dhe fizike tek problemi dhe truri mendon për zgjidhjen e problemit.

Si rrjedhojë, gjatë kësaj kohe pacienti ndihet më i relaksuar, ka një pikë shprese ku të mbështet dhe kështu largohet frika së bashku me ankthin, që janë shkaktarët e rënies së imunitetit dhe përparimit të sëmundjes.Pavarësisht se mbajtja e kristaleve bën një ndryshim psikologjik të personit, përsëri shkencërisht nuk pranohet që kristalet shërojnë dhe nuk mund të zëvëndësojnë ilaçet apo terapinë mjekësore, por më shumë si një bestytni e lashtë.

Are we to believe that crystals have magical powers?

Kështu besimi dhe mbajtja e kristaleve nuk është shkencë por është më shumë një fe sesa një terapi mjekësore dhe lidhet më shumë me magjinë dhe okultizmin.Kjo gjë vërtetohet duke qënë se që nga lashtësia përdorimi i kristaleve eshtë i lidhur me të tjera sisteme magjike, si: jogat, alkimia, astrologjia, homeopatia, kabala dhe tarot.

Kjo fe, kjo bestytni është si thamë e lashtë dhe faktet na tregojnë se është përdorur nga njerëzit si hajmali, për t’i mbrojtur nga e keqja e dukshme dhe e padukshme. Është përdorur edhe në receta mjekësore të mjekësisë antike, e pëzier me mitologjinë , ku njerëzit  besonin  tek zotat  dhe ndikimi që ata kishin tek jetët e njerëzve, me bimësin dhe mineralet dhe  njerëzit  duke i bluar  dhe duke i përtypur i përdornin si ilaçe me fuqi magjike.

Kristalet i kanë përdorur pothujase të gjitha qytetërimet para Krishtit, si Babilonasit, Persët, Grekët, Romakët, Indianët, Aziatikët, i kanë përdorur si hajmali për fat dhe shëndet ose për të parashikuar të ardhshmen.

I vetmi popull para Krishtit që e kishte të ndaluar përdorimin e kristaleve ishin Izraelitët, të cilët e kishin të ndaluar me ligj bërjen dhe mbajtjen e objekteve fatsjellëse. Mbajtja e tyre konsiderohej idhujtari dhe nxiste xhelozinë e Zotit që nuk e pranon rivalitetin dhe vjen ndëshkimi hyjnor (Eksodi 20 3-6). Madje Zoti Perëndia e nxiti popullin që ti hiqte këto gurë të çmuar që i kishin marrë në Egjiptë si bizhu dhe hajmali.  Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: “U thuaj bijve të Izraelit: "Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja! Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë do të di çfarë duhet të bëj me ty” (Eksodi 33-5).

Me ardhjen e Krishtërimit popujt paganë dhe me bestytni u mësuan nga apostujt, nxënësit e Krishtit të përhapur në të gjithë botën  që t’i falen Krijuesit dhe jo krijesës dhe çdo gjë që mbahet si objekt fatsjellëse apo shëruese,  kosinderohet idhull dhe është e dënueshme (Joani 1-21). Paganët reaguan ndaj besimit të ri të krishter u ndriçuan , u penduan dhe i flakën tutje hajmalitë dhe i dogjën  librat e magjisë.(Veprat 19-19)

Kështu kristalet e humbën atë fuqi magjike që kishin më parë dhe filluan të përdoren nga të krishterët vetëm si objekte dekorative, veçanërisht për objektet e kultit të krishterë për të treguar se ato nuk janë gjë tjetër vetëm objekte zbukurimi, që njeriu si mirënjohje ia kushton Zotit .

Kristalet si emra janë përdorur edhe në Shkrimin e Shenjtë veçanërisht në librin e Zbulesës (21,18-21), por thjesht si objekte zbukuruese, si simbolika të virtyteve si dashuria, besimi, shpresa,etj, ose si simbol i vetë Krishtit si “margaritar i paçmueshëm”(Mateu.13,44-43) dhe asnjëherë si përcjellës të energjisë universale me fuqi magjike.

Are we to believe that crystals have magical powers?

Kështu doktrina e krishterë,  por edhe zbulimet shkencore ia hoqën "fuqinë" magjike kristaleve dhe interesi për to ra ndjeshëm. Por në shekullin 19-20 njerëzit, sidomos në perëndim, duke u larguar nga besimi i krishterë apo besimi tek një Zot personal, krijues, moral dhe gjykues me drejtësi, filluan të hedhin sytë tek fetë lindore që predikojnë një zot interpersonal apo idenë se njeriu është një zot brenda tij edhe ai mund të tejkalojë dobësitë e tij dhe të njehësohet me energjinë e universit e të bëhet një zot me anë të praktikave okulte dhe objekteve fatsjellëse të përdorura rëndomtë në fetë lindore të budizmit, hinduizmit, të paganizmit, astrologjisë dhe okultizmit dhe kështu filluan të kërkojnë përsëri kristalet si objete magjike.

Kjo apostazi ndaj krishtërimit arriti kulmin në vitet 1970-80, në kohën e lëvizjes së “New Age” në Amerikë dhe u përhap në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.

Sot kristalet gjithnjë e më shumë po bëhen një pjesë e domosdoshme e objekteve magjike që duhet t’i ketë njeriu modernë  me vete, madje është bërë modë.Për këtë ndimojnë reklamat me persona vip që pozojnë me këto kristale. Kjo kërkesë në rritje për kristale natyrale patjetër që nuk është e përballushme nga tregu i tyre pasi ato janë shumë të shtrenjta, kështu ka filluar manipulimi industrial.

Shumë kristale që njerëzit sot i mbajnë si fatsjellëse patjetër që nuk janë natyrale por industrialë, fakt ky që i bën më qesharak dhe i tregon më mjeranë dhe të mashtruar ata që i mbajnë me fanatizëm dhe  besojnë tek kristalet si rregullator të energjive universale.

Kjo nuk është vetëm një gjë qesharake komike, por edhe tragjike, sepse ata njerëz që besojnë tek kristalet  jo vetëm nuk besojnë ose shtrembërojnë besimin në Zot por kjo i çon automatikisht në apoztazi, herezi dhe idhujtari duke u bërë lojë dhe viktima të demonëve. Për këtë na ka paralajmëruar apostull Pavli: “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre” (1Timotheu 4-1).

Nuk duhet të çuditeni se janë demonët që tallen me njerëzit dhe i gënjejnë me anën e bestytnive dhe idhujve e shumtë, siç janë edhe kristalet. Demonët kërkojnë t’i largojnë njerëzit  nga Zoti që është burim i jetës dhe i çdo të mire, ashtu siç thotë Shën Jakovi: “Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur; çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.” (Jakovi 1,16-17)

Mendimi shkencor, e thamë që përcakton se kristalet nuk kanë asnjë ndikim në shëndetin psiko-somatik të njeriut, por është një “placebo” autosugjestion i vet pacientit që e mban kristalin si terapi shëruese, por edhe  shkenca e teologjisë së krishterë sqaron më shumë, sepse na shfaq të padukshmen ose lojën dhe veprimet mashtruese të demonëve ndaj njerëzve supersticioz dhe idhujtarë.

Kur demonët, qeniet e liga mendore shikojnë se një individ nuk beson tek Zoti ose ka një ide të turbullt për hyjnoren, i fusin në mendje se Zoti nuk është një qenie personale, por interpersonale, pra një energji universale e shpërndarë gjithkund në univers dhe se njeriu dhe natyra janë pjesë e kësaj energjie, ky besim quhet panteizëm.

Njeriu dhe natyra  sipas tyre mund të hyjnizohen ose janë hyjni nga vetvetja, prandaj njeriut i duhet të përdori vetveten ose këto objekte, që burojnë dhe përcjellin energji universale, kështu ata  futen në rrethin vicioz se njeriu shpëton dhe bëhet “perëndi” nga vetja ose nga objektet fatsjellëse. Ky është mashtrimi i lashtë që djalli i futur tek gjarpri i bëri çiftit të parë njerëzor në kopshtin e Edenit, që po të hanin nga fruti i ndaluar do bëheshin si Zoti (Zanafilla 3 1-6).

Njeriu duke e bërë frutin e ndaluar qëllim të ekzistencës së tij pra një idhull, ai jo vetëm e hëngri, por mospendimi dhe justifikimi e skllavëroi përfundimisht njeriun tek natyra, tek djalli dhe tek vet vdekja. (Zbulesa 3-6-19)

Kështu kur njeriu nga egoizmi dhe rebelimi humbi  shikimin shpirtëror dhe mendor tek Zoti i vërtet, atëherë djalli ati i gënjeshtrës (Joani 8 -44) që nga ajo kohë deri më sot nuk ka pushuar së shpikuri pafund “perëndi” të gënjeshtra ose objekte fasjellëse, që t’i mashtrojë njerëzit dhe një ndër to janë edhe kristalet.

Por ky manipulim demoniak nuk bëhet vetëm në mendje, por edhe në trupin dhe marrdhëniet shoqërore. Si ta kuptojmë?

Nga përvoja njeriu krijon edhe dijen edhe besimin, prandaj djalli i nxit njerëzit të krijojnë dhe mbajnë objekte fatsjellëse duke e shoqëruar edhe me inskenime dhe fenomene psikologjike, fizike, sociale.

Kur individi mban një kristal ndjen një relaksim psikologjik, një adrenalinë apo një përmirësim madje dhe shërim nga sëmundja, por edhe përmirësim të mardhënieve shoqërore madje i ndodhin ngjarje fasjellëse. Atëhere individit i ngulitet në mendje nga përvoja se është kristali që e ndihmoi dhe çfarë ka dëgjuar të thuhen për to qënkan të vërteta. Këtu ngjizet gënjeshtra, sepse nuk është kristali një gur i zakonshëm që t’i krijojë këto situata të “mira”, por regjia e demonit të padukshëm që individi të mbesë peng i mashtrimit dhe kurrë mos t’i drejtohet Perëndisë Trashedent dhe Imanent, që është burimi i energjisë dhe mbrojtësi i jetës njerëzore.

Futja në rrethin vicioz tek besimi dhe mbajtja e kristaleve nga përvoja të “mira” i ngjan shumë mashtrimit, që pësojnë ata që lozin me makinat e lojrave të fatit, të cilat janë të programuara që të fitosh njëherë, por që të humbasësh gjithmonë dhe sa viktima nuk ndahen më prej tyre, sepse thjeshtë fituan njëherë.

Kështu edhe ata që besojnë tek kristalet janë viktima që nuk e vënë në punë racionalitetin njerëzor, një aftësi intelektuale, që ndihmon të dallosh të mirën nga e keqja, të vertetën nga gënjeshtra. Ata nuk duan të llogjikojnë se si është e mundur që një kristal të ketë ndikim në psiqikën, trupin apo në marrëdhëniet shoqërore? Edhe nqs ato përçojnë energji ato janë thjesht fizike dhe mund të kenë ndikim vetëm në trupat tanë fizik, si psh radioaktiviteti, por kurrsesi në psiqikën tonë që është një element jo material, por shpirtëror, po ashtu edhe në marrëdhëniet shoqërore.

Shkencëtarja  Maria dhe Pjer Kyri me eksperimentet e tyre në dhjetor 1898 zbuluan një tjetër element kimik, të cilin e quajtën “radium” dhe për këtë morën çmimin Nobël, por asnjëherë nuk na thuhet se u ndikuan psikologjikisht prej rrezatimit radioaktiv të radiumit, por vetëm  se Maria u sëmur  fizikisht dhe vdiq nga ky rezatim radioaktiv  i dëmshëm për trupin njerëzor.

Nqs njeriu primitiv nga padija shkencore mashtrohej nga demnonët e padukshëm duke e adhuruar krijesën si Perëndi kishte një farë justifikimi, por sot kur njeriu ka dije të mjaftueshme shkencore për natyrën, tokë,qiellIn dhe ato çfarë gjenden aty, dhe kupton si veprojnë ligjet fizike, si mund të arrijë të besojë në këto marrëzira si kristalet , këta gurë të pa shpirt kanë kaq ndikim në çdo aspekt të jetës sonë psiko -somatike -sociale.

Mendimi se jeta e ture varen nga një gur kristalor është marrëzi dhe fyerje për racionalitetin njerëzor, që e dallon njeriun nga kafsha.

Arsyeja pse njeriu nuk beson tek Zoti i gjithpushtetshëm dhe i gjithdijshëm dhe nuk mbështet tek Ai jetën dhe problematikat, nuk është pamundësia logjike, por mungesa e dëshirës, sepse në egoizmin e tij eusforik dëshiron të jetë një zot pa Zotin dhe të bëjë sipas instiktit shtazor dhe jo sipas logjikës njerëzore, prandaj i shmanget hyjnores dhe shkon idhujtari në marrëzi,  ashtu siç thotë apostull Pavli: “Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë, e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amin.” (Romakëve 1,21 -25)

Jo vetëm paganët apo ateistët nuk justifikohen por dënohen kur besojnë tek idhujt dhe mbajnë objekte fatsjellëse, por sidomos dënohen ata të "krishter" që këtu besojnë tek Krishti tek Kryqi dhe këtej mbajnë edhe hajmali siç janë edhe kristalet, apo bëjnë terapi me ato si shëruese magjike, ata do dënohen më shumë , sepse ata bëjnë kurvëri shpirtërore , kurvërojnë me demonë duke mbajtur shenjat e tyre në trupat e tyre dhe kështu tradhëtojnë Krishtin, Zoti e tha : "Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t'i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin" (Mateu 6-24)

A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?

Are we to believe that crystals have magical powers?

“Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton." ( 1Korintasve 10:22- 23)

Të krishterët e gabuar duhet të pendohen me rrëfim që të falen nga ky mëkat që kosinderohet njësoj me magjinë, t’i flakin nga vetja e tyre me përbuzje si idhuj, në të kundërtën nuk do të vonojë qortimi i Krishtit mbi atë të krishterë hipokrit dhe tradhëtar , Zoti e tha:   "Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë " (Luka 12 -47)

Kristalet mund të mbahen thjesht si bizhu nga të krishterët, apo të përdoren thjesht për zbukurim  por kurrë si hajmali me fuqi mbinatyrore shëruese ose fatsjellëse magjike, pavarësisht se bota i beson si të tilla  dhe i reklamon si të nevojshme dhe trendi. Kjo nuk I justifikon, sepse  apostull Jakovi i thotë të krishterëve që ndjekin modën dhe filozofinë antikrishte të botës: “O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë. Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: ``Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë``?(Jakovi4  4-5)

Që kristalet nuk përçojnë energji magjike ose më mirë që energjia e tyre fizike si tek çdo trup fizik nuk është kostante, por e ndryshueshme dhe shkon drejt dekadencës si i gjithë Universi e thotë “Ligji i Dytë i Termodinamikës” ose entropia, që gjithçka në botën fizike humbet energji dhe shkon në një prishje të pashmangshme, ky ligj nuk përjashton as kristalet në qoftë se ato përçojnë energji fizike.

Si përfundim, si nga teologjia dhe shkenca besimi tek kristalet është një gabim, një fe pagane, okultiste, një veprim magjik, një mashtim demonësh, një bestytni e marrë dhe një idhujtari e dënueshme që patjetër nxit zemërimin e Zotit dhe meriton ndëshkimin e drejtësisë hyjnore, që nuk do të vonojë në këtë brez të pabesë dhe imoral, që pretendon se janë “Koha e Re“, por në të vërtet janë "Koha e Vjetër", që po ringjallet nga e kaluara e errët e njerëzimit si një fantazëm, por që do të zhduket përfundimisht me shfaqjen e shpejtë dhe të dytë të Zotit Jisu Krisht si gjykatës hyjnor sipas besimit dhe veprave të gjithsecilit (Zbulesa 22-12).

Atë ditë të gjithë ata që besojnë tek idhujt dhe hajmalitë siç klasifikohen edhe kristalet do ta kuptojnë sa të mashtruar paskan qënë , por do jetë shumë vonë, ashtu si profetizoi Shën Isaia dhe na paralajmëron Zbulesa :

“Sepse dita e Zotit të ushtrive do të vijë kundër çdo gjëje krenare dhe kryelartë dhe kundër çdo gjëje që ngrihet, për ta ulur…Idhujt do të hiqen plotësisht. Njerëzit do të hyjnë në shpellat e shkëmbinjve dhe në guvat e tokës përpara tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet. Në këtë ditë njerëzit do t'ua hedhin minjve dhe lakuriqve të natës idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, që i kanë prodhuar për t'i adhuruar, për t'u futur në të çarat e shkëmbinjve dhe në greminat e krepave para tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet (Isaia 2 -12 ;18-21).

"And the kings of the earth, and the great, and the rich, and the commanders, and the mighty, and every slave and every free, hid themselves in the caves and in the crags of the mountains, and said to the mountains and the rocks: "Fall on us and hide us from the face of him who sits on the throne and from the wrath of the Lamb (Christ), for the great day of his wrath has come; and who can stay? (Revelation 6,16-17) ".

08:22 Opinione Ola Xama

The casino scandal

The folly of gambling! Finally, the newest casino has ope...

Lajmet e fundit nga