Ronaldinho, the soccer star who shined through the day of faith
To write about football, the most popular sport, the emoti...

Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy vendet teorikisht model i demokracisë dhe shtetit ligjor paskan kaq ‘frikë’ Sali Berishën? Pse George Soros frikësohet nga Sali Barisha? A është ky fundi i Ramës dhe Sorosit në Shqipëri dhe Kosovë?
Nuk do shkruaja asnjë rresht për shpalljen e Berishës non-grata sepse nuk mbroj as Berishën dhe askënd tjetër, dhe në një shtet formalisht demokratik siç jemi ne, çdo qytetar e mbron vetë veten e tij nga çdo akuzë ose cakton një mbrojtës ligjor (avokat) për t’u përfaqësuar e për t’u mbrojtur para drejtësisë nga çdo akuzë.
Nuk besoj kurrë se Berisha i ka kërkuar mbrojtje të gjithë atyre që duke u përpjekur ta mbrojne, e bëjnë pis atë, sikurse nuk besoj kurrë që Berisha dëmtohet nga kategoria llumhane që nxituan të nxjerrin nga goja qelbin e shpirtit të pistë që i karakterizon.
E aq më shumë kur shoh se në krye të tufës që gëzon pa masë për non-grata-n e dytë të Berishës janë ish-spiunët e sigurimit me në krye llullën!
Duke qenë se personalisht kam qenë pjesë e pushtetit të PD, drejtuar nga Berisha vetëm në vitet 1992-1997 dhe nuk kam qenë pjesë e pushtetit të PD 2005-2013, dhe si një njeri që kurrë nuk kam bërë karrierë nga lëpirja, por jam përplasur me Berishën jo pak herë, kam kurajon dhe më shtyn kureshtja të bëj disa pyetje publikisht ambasadorëve të dy fuqive më të mëdha të botës në Shqipëri, SHBA dhe Angli:
1- A mund t’i thoni demokratëve dhe shqiptarëve se në cilën periudhë të qeverisjes së PD, Berisha ka minuar demokracinë, ka abuzuar me pushtetin, ka bërë korrupsion me përmasa galopante, ka bashkëpunuar me kriminelë për të blerë vota?
2- A mund t’i thoni demokratëve dhe shqiptarëve se në cilën kohë Berisha ka përbërë rrezik për sigurinë e SHBA dhe Anglisw kur prej vitit 2013 pra prej 9 vitesh nuk ka asgjë në dorë dhe nuk ka shkelur as për pushime e as për sëmundje në këto dy vende?
3- Nëse Berisha rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës dhe Anglisë, atëherë pse drejtësia e këtyre dy vendeve nuk kërkon ekstradimin e Berishës dhe gjykimin e dënimin e tij si terrorist në SHBA apo në Angli???
4- Çfarë i pengon organet e drejtësisë së SHBA dhe Anglisë për ta shpallur Berishën në kërkim ndërkombëtarë dhe fatmirësisht me Angline e kemi patur marrëveshjen e ekstradimit ndërsa me SHBA e kemi votuar vjet në 2021 pasi nuk ka ekzistuar prej vitit 1939?
5- Nëse Berisha ka kryer vepra penale dhe ka cwnuar sigurinë e dy fuqive më të mëdha të botës gjatë viteve 1992-1997, pse pritën 25 vjet këto dy vende për ta shpallur Berishën si rrezik për sigurinë e tyre sot kur pothuajse sipas çdo kodi penal çdo vepër pas 25 vitesh parashkruhet?
6- Nëse Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglisë, ka minuar demokracinë në Shqipëri, ka ushtruar korrupsion dhe ka bashkëpunuar me kriminelë, gjatë viteve 2005-2013, atëherë pse e futën Shqipërinë në NATO në vitin 2008, pse miratuan marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe pse liberalizuan vizat e shqiptarëve në vitin 2010, kur qeveria drejtohej nga Berisha si person me rrezikshmëri të lartë?
7- Si ka mundësi që Presidenti i SHBA, Bush vjen në Tiranë dhe takon një njeri që minon demokracinë dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA? Nuk di ndonjë President të SHBA të ketë takuar ndonjëherë ndonjë terrorist si Sadam Hysenin apo Bin Ladenin që të takonin “terroristin” Berisha!
8- Nëse Berisha ka minuar demokracinë, ka bashkëpunuar me kriminelë që jetojnë e veprojnë në Angli, ka bërë korrupsion dhe ka cenuar sigurinë kombëtare të Anglisë gjatë viteve 2013-2022, si mund t’i bëjë këto pa përkrahjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ramës dhe qeverisë së tij, se nga viti 2013 Berisha vetë ka patur në dorë vetëm çelësat e kashtës?
9- Si ka mundësi që një person kaq i “rrezikshëm” për SHBA dhe Anglinë nuk fshihet as në malet e Afganistanit e as në bodrumet e Sadamit apo stepat e Siberisë, por është në mes të kryeqytetit të një vendi anëtar i NATOs dhe të vendit që para një jave iu çelën negociatat për anëtarësim në BE dhe kërcënon sigurinë e dy vendeve më të fuqishme të NATO-s, minon demokracinë dhe bashkëpunon me kriminelët e nuk e shpallin në kërkim ndërkombëtarë ose të kërkojnë ekstradimin e tij për ta gjykuar si “terrorist”?
10- Kaq “ frikë” paskan dy fuqitë më të mëdha ushtarake të NATO-s dhe pse jo të botës nga Sali Berisha?
11- Këto dy vende që nuk tremben nga Putini dhe Rusia, nga Kina nga Irani, Afganistani (megjithëse nga ketu ikën pa lavdi) që i kanë shpall luftë terrorizmit dhe çdo individi që është parë si rrezik për sigurinë kombëtare të tyre prej vitit 2001 kur u sulmuan kullat binjake në New York, të “tremben” apo të “tolerojnë” kaq shumë Sali Berishën sa të mjaftohen vetëm me një vendim politik non grata?
12- A mund të jetë kaq i fuqishëm dhe kaq i rrezikshëm Sali Berisha që të rrezikojë sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglisë e këta dy super shtete të mos “guxojnë” t’i tregojnë vendin, por i thonë që nuk do vish tek ne për vizitë?
13- Çfare “sekreti” për SHBA, Anglinë apo botën përbëjnë “krimet” e Sali Berishës që SHBA dhe Anglia nuk i bëjnë publike me fakte e detaje që ta mësojnë demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndoshta pas kësaj nuk do të ketë më nevojë për të harxhuar miliona euro lobime, por mund ta shpallin vetë demokratët dhe shqiptarët non grata Sali Berishën e nuk do t’i vinin në shesh më datë 7 korrik qindra mijëra shqiptarë?

Ditën që SHBA dhe Anglia nuk do ta kenë “frikë” Sali Berishën, por do t’i bëjnë publike me fakte konkrete dhe me detaje veprimtarinë e tij “terroriste”, aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglise, minimin e demokracisë dhe do tregojnë emrat e kriminelëve në Angli, Amerikë e kudo, që Berisha ka bashkëpunuar për të blerë vota, do të nxjerrin fakte konkrete për sa para ka vjedhur ku i ka vjedhur dhe ku i ka fshehur, do të jem i pari qe do t’i shpall luftë hapur Sali Berishës pa e patur frikë siç e paska “frikë” Amerika dhe Anglia.
Unë mendoj që drejtësia e Amerikës dhe e Anglisë nuk janë nën urdhrat e politikës dhe nën hyqmin e pushtetit të radhës e ajo drejtësi nuk pjerdh për deklarata politike apo “fletërrufe” të porositura me miliona euro të paguara nga çdo fundërrinë që kërkon të eleminojë kundërshtarët politikë nëpërmjet shpalljeve non-grata me sajesa të ndyra.
Drejtësia e Amerikës dhe e Anglisë funksionon e pavarur realisht, e jo si SPAK-u jonë që heton Bektashin që korr grurë, dhe po nuk ka prova dhe fakte nuk të pjerdh se çfarë deklaratash bëjnë qeveritë apo qeveritarët e tyre.
Ndaj po të kenë fakte për të gjitha ato “akuza” super të rënda për Berishën, si Amerika dhe Anglia e t’i dërgonin si prova në gjykatat e tyre, ju garantoj që Sali Berisha do ishte shpallur person në kërkim dhe do ishte ekstraduar për gjykim e dënim si në SHBA dhe në Angli.
Mirëpo, gjykatat dhe drejtësia e këtyre vendeve nuk fillon proçedim, nuk heton dhe nuk dënon askënd pa prova dhe fakte dhe nuk pjerdh për Sorosin apo zagarë të tij që mendojnë se mund të godasin këdo që e shohin jo si mender lëpirës të tyre.
Tani Berishën me pallavra të tilla mund ta shpallin non-grata edhe Kina, India, Holanda, Bullgaria, Afrika, Pakistani, Rusia dhe mund ta cilësojnë si “terrorist” ndërkombëtarë që mund të shpërthejë Luftën e Tretë Botërore, por nuk besoj që Berisha është kaq i fortë sa të gjithë ta kenë frikë e askush të mos guxojë t’ja thotë publikisht “krimet” e të mos e dënojnë Berishën ashtu siç ai e “meriton” me burgim të përjetshëm në Guantenamo ose Alkatraz.
Prej 30 vitesh nuk kam dëgjuar për asnjë individ apo politikan në botë që të ketë cenuar sigurinë kombëtare të SHBA dhe Anglisë e të mos jetë arrestuar.
Sipas llullës dhe llullave të tjerë, SHBA dhe Angli nuk paskan problem dhe nuk qenkan në “luftë” me Putinin dhe Rusinë, por me Berishën, Shkëlzenin dhe Lirinë.
Nuk do të shkruaja asnjë rresht për këtë gjë, por nuk mund ta besoj që Amerika dhe Anglia tremben nga Sali Berisha.
As mbroj dhe as kam ndërmend të mbroj askënd për çdo gabim, faj apo krim që mund të ketë bërë e mund të bëjë, se nuk jam pjesë e tufës që nxitojnë t’i vetëofrohen për mbrojtje një njeriu që ata mendojnë se ka në dorë interesat e pista të tyre.
Sali Berisha nuk ka nevojë për ta mbrojtur unë, ashtu siç nuk ka nevojë për lëpirjen e askujt që mendojnë se po e mbrojnë, por në fakt vetë ‘mbrojtja’ e tyre e bën pis.
Sali Berisha nuk zvogëlohet dhe nuk bëhet pis as nga shkrimet, aludimet, trillimet dhe fantazitë e një grushti njerëzish pa karakter pa moral pa dinjitet e pa nder që kur ishte kryeministër e lepinin në çdo cep të trupit, e tani pështyjnë sepse lëpijnë Ramën, e nesër do pështyjnë Ramën e do lëpijnë atë që do jetë në krye sepse janë racë qensh që lëpijnë kocka.
Shqipëria është një shtet formalisht demokratik dhe i pavarur, me prokurori dhe gjykata që nuk besoj se i ndalon kush të hetojnë, gjykojnë e dënojnë çdo shqiptarë që kryen vepra penale dhe i faktohen ato, si dhe çdo ‘terrorist’ që provohet se cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë, të Anglisë, të Amerikës e të Rusisë, edhe pse mund ta ketë emrin Sali Berisha nëse keni fakte, i publikoni.
Pallavrat dhe dokrrat mediatike shitjani atyre që ju mendojnë se jeni zoti!
Shqiptarët kanë 32 vjet që janë të lirë të zgjedhin vetë se kujt i besojnë, kë duan lider apo kryetar partie!
Koha ka treguar se nuk mund të bëhen udhëheqës disa minj ambasadash që nuk kanë asnjë peshë në popull.
To write about football, the most popular sport, the emoti...
Academician Artan Fuga has commented on the reality sh...
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore...
Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eu...
The concept of open Balkans means, in my opinion, two main...
As soon as he received the notice of the meeting of th...
Ndoqa një intervistë të ish zv/ministres së Brendshme ...
Kiko, surprised by the fever that has seized Albanians...
To escape obsolescence, television seems to have begun...
"If you want to appreciate a civilization, first see t...
I didn't think that all the 32-year-old anger of the Dita ...
The mayor of Shkodra, Bardh Spahia, conveyed messages,...
2013-2023 a decade that Albania is governed by the left. B...
The analysis of the work done and the recommendations for ...
Many people wonder how it is possible that the price of fuel...
Janë disa njerëz që thonë me mburrje nuk ka Perëndi. N...
Kiko u zgjua në mëngjes me vonesë dhe meqë dita ishte gri, m...
Kjo zonja vjedh-hajdute në banesat ku e kishin marrë si arga...
I gjithë opinioni i është vërsulur pastrueses, vodhi, ...
A photo of a Louis Vuitton bag with the national flag ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the murder that occurre...
The State Police has revealed details from the operation i...
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Israeli military forces have launched new attacks on the c...
Just two days after the early parliamentary elections were...
In 2025, 65 conflicts involving at least one state were re...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...