LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau kolegun me 7 plumba në komisariatin 3/ Ludjan Zaimi drejt gjykimit

2022-12-01 15:12:00, Kronika CNA

Vrau kolegun me 7 plumba në komisariatin 3/ Ludjan Zaimi drejt gjykimit

Prokuroria ka mbyllur hetimet Ludjan Zaimin,  efektivin që vrau brenda komisariatit kolegun e tij Çaush Saliasin dhe ka dërguar çështjen në Gjykatë.

Zaimi akuzohet për vrasje me dashje dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë se mbrëmjen e 23 Majit, Ludjan Zaimi pas një debate banal qëlloi me të paktën shtatë plumba kolegun e tij Çaush Saliasi në ambientet e komisariatit nr.3.

Gjykatësi Sokol Pasha ka kërkuar edhe një ekspertizë mjeko-ligjore të autorit, kjo pasi gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën anti-depresantë seroquel, medikament që përdoret për të kuruar skizofreninë, çrregullime bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore./CNA.al

Lajmet e fundit nga