LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja makabre në Kavajë/ Identifikohet ekzekutori, policia shpërblim 10.000 euro për kapjen e tij

2023-05-21 21:53:00, Kronika CNA

Vrasja makabre në Kavajë/ Identifikohet ekzekutori, policia

Është identifikuar vrasësi i shtetasit A.G. i cili ndërroi jetë këtë të diel në Kavajë.

Policia ka identifikuar ekzekutorin, shtetasin H.B. 31 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ndër të tjera policia ka ofruar shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

“Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga